Arrestohet 38-vjeçari shqiptar, gjatë transportimit të 16 kg heroinë

513
(ANSA) - ANCONA, 11 NOV - Maltempo: la dogana di Ancona scoperchiata per il forte vento.
Sigal

Lënda narkotike u zbulua të enjten, 16 janar, ndërsa lajmi u bë i ditur sot nga organet e drejtësisë italiane.

Droga ishte fshehur brenda makinës, një kamion, por nuk i shpëtoi qenve antidrogë në portin e Ankonës, që bënë të mundur zbulimin. Burri nuk ishte në gjendje të jepte shpjegime për ngarkesën e madhe të drogës.

Mëngjesin  e sotëm, shkruan “Ansa”, gjykata e Ankonës vërtetoi arrestimin e 38 vjeçarit, duke e lënë në qelitë e paraburgimit në Montacuto.

Heroina, e cila do t’i nënshtrohet gjithashtu testeve laboratorike, ishte brenda automjetit, e fshehur në një ndarje të posaçme.

Financuesit po hetojnë për të kuptuar se për kë ishte destinuar dhe veçanërisht nëse shqiptari kishte kontakte në Ancona, kush e priste atë dhe ku ishte destinacioni përfundimtar.