Arrestohet 36 vjeçari në portin e Durrësit, i akuzuar për 3 vepra penale

719
Dino Abazi është 36 vjeçari i arrestuar në portin e Durrësit pasi ishte shpallur në kërkim për veprat penale “Trafiku i narkotikëve”, “Pastrim i produkteve të veprës penale” dhe “Grup i strukturuar kriminal”.
Abazi , 36 vjeç, lindur në Dibër, dhe banues në Vlorë ka ardhur i deportuar nga shteti Italian dhe pas verifikimit nga Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit në Drejtorinë e Policisë Kufitare dhe Migracionit Durrës, rezultoi se ky shtetas ishte i shpallur në kërkim nga Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë pasi:
Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, më datë 22.11.2017, ka caktuar masën e sigurisë ”Arrest me burg”, për veprat penale “Trafikim i lëndëve narkotikë”, ”Pastrim i produkteve të veprës penale” dhe ”Grup i strukturuar kriminal”, të parashikuara nga nenet 283/a, 287 & 333/a të Kodit Penal.
Sigal