Arrestohet 22-vjeçari që shkaktoi aksidentin me tre të vdekur në Itali

474
Sigal

Policia italiane ka vendosur në pranga 22 vjeçarin shqiptar i cili shkaktoi aksidentin e frikshëm hu humbën jetën tre persona.
Mësohet se i riu shqiptarë është Alensio Serjani dhe në momentin e ngjarjes ka qenë duke udhëtuar me një mikun e tij me një mjet e tipit ‘Fiat Stilo’ ndërsa u përplasën me një makinë tip ‘Toyota Aygo’ ku udhëtonin 3 persona të tjerë. Këta të fundit, dy gra dhe një burrë humbën jetën pas përplasjes, ndërsa mjeti i tyre u përfshi edhe nga flakët, duke bërë që trupat e tyre të karbonizoheshin. Po ashtu, policia hetoi lidhur me faktin se gjatë kohës së aksidentit drejtonte 22-vjeçari apo shoku i tij, ndërsa u konfirmua se ishte ai që shkaktoi tragjedinë. Kjo edhe nga plagët e marra gjatë përplasjes