Arrestohet 20-vjeçari, përndoqi dhe përdhunoi 37-vjeçaren

482
TIRANE– Një i ri nga Tirana ka rënë në prangat e policisë, pas denoncimit të bërë në Komisariatin nr.1 nga një 37-vjeçare, e cila e akuzon për “marrëdhënie seksuale me dhunë”. Gruaja me inicialet L.R në kallëzimin e saj pretendon se 20-vjeçari, pas njohjes në një bar, e ka ndjekur deri në banesën e saj, dhe më pas duke ushtruar dhunë ka kryer marrëdhënie seksuale me të, pa pëlqimin e saj.
Referuar denoncimit në Polici, ngjarja ka ndodhur më 12 dhjetor, por gruaja i është drejtuar Komisariatit të Plocisë, një javë më pas, më 16 dhjetor, e një ditë më pas, uniformat blu kanë vënë në pranga të riun.
“Shtetasi F.A., 20 vjeç, banues në Tiranë, është ndaluar nga policia pasi dyshohet se më datë 09.12.2016, ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë, pa pëlqimin e shtetases L. R., 37 vjeçe, banuese në Tiranë, e cila është paraqitur më datë 16.12.2016, tek Komisariati i Policisë Nr 1 dhe ka bërë kallëzim ndaj shtetasit të arrestuar, ku pretendohet se pas njohjes në një bar, ky shtetas e ka ndjekur deri në banesën e saj dhe më pas duke ushtruar dhunë ka kryer marrëdhënie seksuale me të”, thuhet në njoftimine policisë.
Sakaq, kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes, ndërsa materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së shkallës së parë Tiranë, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura”.
Sigal