Arrestohen në Yzberisht tre persona për drogë, njëri shtetas grek

549
Policia e Tiranës ka arrestuar tre persona, dy prej tyre të shpallur në kërkim nga policia e Vlorës për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike, ndërsa personi i tretë u vu në pranga për përkrahje të autorëve. Operacioni u zhvillua në zonën e Yzberishtit, ndërsa mes personave të arrestuar është edhe një 29-vjeçar, shtetas grek, por me banim në Sarandë.

Të arrestuarit janë: 
-Kaman Lumani, 28 vjeç, banues në Përmet
-Anastazios Extadakstilios, 29 vjeç, shtetas grek, banues në Sarandë
– Mariglen Coha, 26 vjeç, banues në Elbasan

Policia sqaron se: “Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pas një operacioni në zonën e Yzberishtit, për kapjen e tyre bazuar mbi informacionet e marra në rrugë operative nga specialistët e narkotikëve në D.V.P.Tiranë. Kaman Lumani dhe shtetasi grek kanë qënë të shpallur në kërkim nga Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë si të dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Prodhimit dhe shitjes së narkotikëve të kryer në bashkëpunim”, dhe strehoheshin në banesën e marrë me qira nga shtetasi Mariglen Coha i dyshuar për veprën penale të “Prodhimit dhe shitjes së narkotikëve të kryer në bashkëpunim” dhe “Përkrahja e autorit të krimit”

Gjatë kontrollit të ushtruar në këtë banesë ku ishin strehuar këta dy shtetas u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi rreth 1 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike e llojit “Cannabis Sativa”, si dhe tre telefona celular.
Sigal