Arrestohen dy shqiptarë në Francë, kapen me heroinë

703
Dy shqiptarë janë vënë në pranga nga policia franceze, pasi ishin pjesë e një organizate kriminale.
Lajmi është bërë me dije nga mediat franceze, të cilët raportojnë se dy shqiptarëve u është gjetur një sasi e madhe droge dhe para cash.
Policia pas arrestimit të tyre, ka sekuestruar 1.5 kg heroinë u sekuestruan, 40 kg përzierës dhe 30 mijë Euro cash, ndërsa ende nuk është bërë me dije identiteti i tyre.
Arrestimi i dy shqiptarëve erdhi pas një hetimi të nisur nga Prokuroria e Grenoble dhe nga të dhënat e para mësohet se ata ishin pjesë e organizate kriminale të trafikut të drogës në Francë dhe në Holandë.
Sigal