Arrestohen dy persona në Krujë, vodhën bateritë e një antene të një kompanie celulare

566
Policia e Durrësit ka vënë në pranga ditën sotme dy persona, të cilët akuzohen se kanë vjedhur bateritë e një antene të një kompani celulare.
Mësohet se në pranga janë vënë Nezir Kocja 23 vjeç, dhe A. C. 17 vjeç, të dy banues në Krujë.
Të arrestuarit në vendin e quajtur “Mali i Krujës”, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë vjedhur bateritë e antenës të një kompanie celulare.
Në cilësinë e provës materiale u gjetën dhe sekuestruan 6 bateritë e vjedhura.
Në lidhje me këtë ngjarje, policia bën me dije se materialet kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprën penale “Vjedhja”.
Sigal