Arrestohen babë e bir, plagosën rëndë një shtetas

139

Policia e Tiranës ka ndaluar dy persona, babë e bir të cilët dyshohen se kanë plagosur rëndë një shtetas, 24 vjeçar.

Policia ka bërë ndalimin e shtetasit G. H, 40 vjeç dhe djalit të tij, K. H, 17 vjeç, të cilët ndërsa janë konfliktuar me shtetasin G. P, 24 vjeç, e kanë lënë të plagosur rëndë.

Tiranë

Nga Komisariati i Policisë Nr.2 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

G. H., 40 vjeç, banues në Tiranë.

Si dhe u procedua në gjëndje të lirë, djali i tij i mitur, shtetasi K. H., 17 vjeç.

Këta dy shtetas (at dhe bir) pas një debati për motive të dobëta janë konfliktuar fizikisht me shtetasin G. P., 24 vjeç, i cili ka mbetur i plagosur rëndë dhe aktualisht ndodhet në Spitalin e Traumës nën kujdesin mjekësor.

Materialet procedurale i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale ”Plagosje e rëndë me dashje e kryer në bashkëpunim”.