Arrestohen 2 shtetas,që kalonin ilegalisht personat me precedent penalë

593
Burimet zyrtare të Policisë së Beratit, bëjnë me dije ka arrestuar në flagrancë dy shtetas për kalim të paligjshëm të kufirit. Operacioni i koduar Azilanti i ndërmarrë nga Sektori i Trafiqeve të Paligjshme në policinë e Beratit në bashkëpunim me prokurorinë e këtij qyteti vijoi për 2 muaj deri në finalizimin e tij. 
Të arrestuarit jane, Albert Kanani 35 vjeç, lindur ne Kuçovë dhe banues ne fshatin Perondi, Kuçovë, i dënuar më parë për shkatërrim prone dhe Sokol Berisha, 43 vjeç, banues Kuçovë.

Këta shtetas në bashkëpunim me njëri- tjetrin, rekrutonin persona me precedent kriminalë, të deportuar nga vendet e Bashkimit Europian dhe i ndihmonin për të kaluar në mënyrë të paligjshme kufirin nëpërmjet Pikës së Kalim kufitar Hani- Hotit Shkodër, kundrejt një shumë që varionin nga 1.000 deri në 1.500 euro për person.
Provat dhe materialet proceduriale ndodhen në duart e Prokurorisë së Beratit e cila do të vijojë hetimet për veprën penale ndihëm për kalim të paligjshëm të kufijve. 
Sigal