Arrestimi i Orest Sotës, Hoxha: Prokuroria bëri si SHBA me Al Caponen, barrën ja la…

211
I ftuar në emisionin ‘Studio e Hapur’ të gazetares Eni Vasili në Neës24, gazetari Artan Hoxha ka dhënë detaje për ndalimin e biznesmenit O.S në Elbasan të cilit i është gjetur gjatë kontrollit mbi 800 mijë euro si dhe 2 patenta për mjete ujore në emër të Saimir Tahirit.
Artan hoxha tha se pas kësaj ngjarje, Prokuroria e Elbasanit ka vepruar si Departamenti i Thesarit në SHBA me rastin e Al Capones, sa i përket pasurisë.
“Një nga pyetjet që është bërë është se ishte një kontroll i befasishëm apo një përgjim. Unë mendoj se ishte kontrolli befasishëm nuk ka qenë përgjim. Policët kanë njoftuar lart se çfarë kanë kapur. Ne Elbasan kemi edhe një veprim tjetër që është nisur.
Është një rast që e ka bërë Departamenti i Thesarit në SHBA me rastin e Alcapones. Prokuroria e Elbasanit ka bërë të njëjtën gjë.
Pra të gjithë personat që kanë qenë të dyshuar për veprimtari kriminale dhe pasurinë e tyre ka shkuar dhe ka sekuestruar të gjithë asetet e tyre dhe i ka lënë barrën e provës gjykatës”- tha Artan Hoxha.