Arrestimi – Çantat me drogë do shkonin në Mal të Zi, kapen në Muriqan

74
Plot 37 kg lëndë e dyshuar narkotike Cannabis sativa është sekuestruar në afërsi të Pikës Kufitare Hani i Hotit, në vendin e quajtur Lapidari Ushtarit, Malësi e Madhe në orët e para të mëngjesit të 7 marsit 2017.

Një person që po transportonte lëndë narkotike në drejtim të kufirit me Malin e Zi. Shërbimet e Policisë Kufitare janë vënë në ndjekje të tij ku nga krehja e zonës përreth u bë e mundur kapja dhe arrestimi i personit të dyshuar, Lorenc Rushaj, 23 vjeç, banues në Bajzë, Malësi e Madhe.

Po gjatë kontrollit u gjetën dy çanta ku brenda tyre kishte 35 pako me peshë rreth 37 kg lëndë narkotike Cannabis sativa.

Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike mbetur në tentativë”, parashikuar nga neni 283/a e 1 i Kodit Penal.