Arratisja nga burgu në Pukë, gjykata lë në burg dy policët

710
Pas arratisje së 21-vjeçarit Emirjon Nika nga Komisariati i Pukës, dy inspektorë janë lënë në arrest me burg.
I riu ishte prangosur pasi akuzohej për grabitje, por ka mundur t’u shpëtojë forcave të policisë.
Lidhur me ngjarjen, strukturat më të larta kërkuan hetim të rastit dhe vënie para përgjegjësisë të inspektorëve të policisë.
Ndërsa, Gjykata e Shkodrës për ngjarjen ka dhënë masën e sigurisë ‘arrest me burg” për inspektorët Dodë Preka dhe Pajtim Bushi.
Sakaq, policia është ende në kërkim të 21-vjeçarit Emirjon Nika, i cili akuzohet për disa grabitje.
Sigal