“Arratia” e bluzave të bardha. Vetëm në dy vite numërohen 400 ikje mjekësh

565
Urdhri i Mjekut bën publike shifrat e largimit të mjekëve nga Shqipëria. Vetëm në dy vite e gjysmë Shqipërisë i janë larguar 400 mjekë, duke u punësuar në vende si Gjermania. Të dhënat shqetësuese janë bërë publike nga presidenti i Urdhrit të Mjekut Dr. Fatmir Brahimaj, sipas të cilit vetëm, gjatë janarit të këtij viti janë rregjistruar 100 largime. Këto largime po krijojnë një boshllëk të madh në sistemin shëndetësor në vend. Duke u nisur nga numri i çertifikatave për sjellje të mirë, që institucioni ua lëshon mjekëve për të plotësuar dosjet e tyre të dokumentacionit per jashte, rezulton se këtë çertifikatë, në vitin 2016, e kanë marrë 145 mjekë. Urdhëri i Mjekëve bën të ditur se nga këta 114 janë mjekë të përgjithshëm dhe 31 janë mjekë specialistë. Ndërsa për vitin 2015 numri i mjekëve që janë larguar është 120 dhe në vitin 2014, 132 mjekë. Sipas zotit Brahimaj nga pyetësorët që ky institucion ka bërë rezulton se pjesa më e madhe e mjekëve largohen për arsye ekonomike, më pas vijnë arsyet që kanë të bëjnë me shpresën e gjetjes në Gjermani të një vlerësimi moral dhe profesional më të lartë.
Sigal