Armë, drogë dhe prostitucion/ Kush janë dy familjet mafioze me origjinë nga Durrësi në Itali

962
Sigal

Dy familje shqiptare që ushtronin aktivitetin e tyre në fushën e tregtimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, por edhe armëve, janë shpërbërë nga policia italiane, në një hetim i cili ka nisur dy vite më parë.

Shqiptarët e ushtronin aktivitetin e tyre në qytetin Komos.

Aktiviteti i tyre ishte i destinuar në shpërndarjen e heroinës dhe kokainës, ndërkohë që në arsenalin e armëve ata kishin që nga armët e lehtë revolverët klasikë, por edhe nga mitralozë dhe armët e luftës që nuk është e lehtë ti gjesh në tregun e zi.

Hetimi për familjet shqiptare filloi në vitin 2017 dhe përfundoi në shkurt 2018.

Ata janë pjesëtarë të familjes Proshka dhe Ajazi.

Arrestimet e fundit u kryen të premten në 20 Shtator në Mariano Comense dhe në Figino Serenza.

Të dy klanet shqiptare bashkëpunonin me njëra-tjetrën, derisa ata në fakt formuan një bandë të përbashkët për të drejtuar veprimtarinë e tyre .

Familjet me origjinë nga Durrësi e blenin drogën nga Holanda dhe e transportonin në Itali përmes korrierëve, ku në njërin prej këtyre aksioneve u kapën 5 kilogramë kokainë në një makinë.