Armë dhe drogë, arrestohen 4 persona në Lezhë

667
4 persona janë vënë në pranga ditën e sotme nga Policia e Lezhës, pasi janë kapur me drogë në rrugën Bukmir-Kallmet.
Siç mësohet të arrestuarit janë 30-vjeçari me iniciale Xh.G, 35-vjeçari me iniciale A. G, 55-vjeçari me iniciale N.G. si dhe 26-vjeçari me iniciale P.G.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 131 kg cannabis sativa, 30 fishekë model 56, 53 copë kapsolla detonatorë, 10 copë fitila zjarr përcjellës me gjatësi 80 cm si dhe një kallëp tritol.
Sigal