Sigal

Ndryshimi i disa ministrave nuk është ngjarje, sipas gazetarit Armand Shkullaku, për të problemi është kryeministri e jo ministrat e tij. I ftuar në ‘A Show’, analisti Shkullaku analizoi situatën e krijuar pas protestës së studentëve dhe reagimet e kryeministrit Rama.

“Nuk e di a do duhej të kishte sepse në se do të kishte një ngjarje. Por ngjarja që duhet të pritej ishte mendoj unë jo thjeshtë ndërrimi i disa ministrave por një ngjarje më e madhe se kaq. Po them se nuk mund të kishte ngjarje sepse ti pret që të ndryshojnë disa ministra Kur? Kur qeveria ose kur kryeministrin ka një përpjekje për të ecur përpara në reforma të caktuara dhe disa ministra nuk i përgjigjen në ritmit të këtyre reformave. Në rastin konkret nuk është problemi tek ministrat, është problemi tek kryeministri. Ne kemi një qeveri që e dimë shumë mirë që është totalisht personalizuar. E keni parë ju Lindita Nikollin të dalë, fjala vjen tre javët e fundit në publik e të sqarojë problemet që kanë të bëjë me reformën në arsim? Reformën në arsim kush e bëri ministria apo Edi Rama?”, tha Shkullaku.

I pyetur nëse ministrave iu mungon personaliteti për t’u përballur me publikun apo thjeshtë nuk i lejon kryeministri, Shkullaku u përgjigj: “Jo nuk është se i lejon por këtu kemi të bëjë me një qeveri që është vetëm vullneti i njëshit. Pra kryeministri ka marrë përsipër të ndajë edhe tapitë, ka marrë përsipër të na gëzojë edh me shpërblimet e pensionistëve, ka marrë përsipër të bëjë edhe studentin kur del e u thotë studentëve bashkë me ju do ndryshojmë Shqipërinë… do ndryshojmë reformën në arsim sikur reformën në arsim e kam bërë unë. Ky bën zotin, diellin, ajrin, ujin këtu… pra ministrat janë disa njerëz që Rama i ka emëruar në bazë të disa shijeve të veta. Është e njëjta mënyrë se si ai e ka bërë funksionimin e organizatës. Nuk është se bëhet fjalë për një proces zgjedhjesh, seleksionimi bazuar në merita tj etj..”, tha Shkullaku. Analisti beson se kryeministri e ka humbur betejën e tij nga pikëpamja propagandistike pasi Shkullaku mendon se: “Nuk fitohet asgjë me propagandë, realiteti vonon por çdo gjë del në shesh me kohën. Kjo u pa me lëvizjen e studentëve”.

Intervista
Krasta: Sot është mbledhur kryesia e PS-së dhe ngjarje nuk ka patur.

Shkullaku: Nuk e di a do duhej të kishte sepse në se do të kishte një ngjarje, por ngjarja që dhe të pritej ishte mendoj unë jo thjeshtë ndërrimi i disa ministrave por një ngjarje më e madhe se kaq. Kushtet në të cilat ne ndodhemi, anonçimi i kësaj mbledhje kryesie në ora 9 të mëngjesit që zgjat pesë orë, paralajmërimi në media që do të ketë ngjarje që do të ndodhë diçka… në fakt ishte ngjarje më vete me qëllim për të mbajtur gjallë interesin e shqiptarëve dhe për të shtyrë në kohë diçka që nuk shtyhet dot më.

Krasta: Si me thënë ndodhi përsëri në botën e spektaklit… në botën e show-t..?
Shkullaku:
 Jemi gjithmonë akoma në këtë nivel. E them këtë sepse ju me ngjarjen në kuptoni ndryshimin e disa ministrave pra që do të ketë disa ndryshime në qeveri…
Krasta: Ngjarja mund të kishte qenë një mocion mosbesimi i një PS-jë të cilës i ka ardhur në majë të hundës, ku një sekt i saj ka marrë e ka futur në xhep gjithë pushtetin e madh që kishte marrë me vete dhe e ka përdor për një qëllim tjetër….?

Shkullaku: Kjo do të ishte PS-ja e dikurshme… ne po flasim për Rilindjen ku kryetari i organizatës është njëkohësisht edhe kryeministri, edhe kryetar i partisë edh kryetar i kryesisë edhe kryetar i gjithësisë. Kryetar i gjithçka e madje edhe kryetar i studentëve siç ka dalë edhe tani në fund. Po them se nuk mund të kishte ngjarje sepse ti pret që të ndryshojnë disa ministra Kur? Kur qeveria ose kur kryeministrin ka një përpjekje për të ecur përpara në reforma të caktuara dhe disa ministra nuk i përgjigjen në ritmit të këtyre reformave. Në rastin konkret nuk është problemi tek ministrat, është problemi tek kryeministri. Ne kemi një qeveri që e dimë shumë mirë që është totalisht e personalizuar. E keni parë ju Lindita Nikollin të dalë, fjala vjen tre javët e fundit në publik e të sqarojë problemet që kanë të bëjë me reformën në arsim? Reformën në arsim kush e bëri ministria apo Edi Rama?
Krasta:
 Ju mendoni se nuk e kanë personalitetin për të dalë individualisht bashkë me Gjiknurin… apo thjeshtë..nuk i lejon kryeministri?
Shkullaku: Jo nuk është se i lejon por këtu kemi të bëjë me një qeveri që është vetëm vullneti i njëshit. Pra kryeministri ka marrë përsipër të ndajë edhe tapitë, ka marrë përsipër të na gëzojë edh me shpërblimet e pensionistëve, ka marrë përsipër të bëjë edhe studentin kur del e u thotë studentëve bashkë me ju do ndryshojmë Shqipërinë…, do ndryshojmë reformën në arsim sikur reformën në arsim e kam bërë unë. Ky bën zotin, diellin, ajrin, ujin këtu… pra ministrat janë disa njerëz që Rama i ka emëruar në bazë të disa shijeve të veta. Është e njëjta mënyrë se si ai e ka bërë funksionimin e organizatës. Nuk është se bëhet fjalë për një proces zgjedhjesh, seleksionimi bazuar në merita tj etj..

Krasta: Ka një pjesë të njerëzve që e lexojnë ndryshe qeverisjen dhe një pjesë tjetër që e lexojnë ndryshe qeverisjen. Ka një perceptim që qeverisja është shumë e mirë me shumë rezultate por një pjesë nga ne nuk janë në gjendje ta kuptojnë, si me thënë nuk lexojmë dot zhvillimet pozitive të qeverisë. Beson se kjo qeverisje ka disa rezultate që nuk i kuptojmë dot?
Shkullaku:
 Ça nuk ban vaki. Dmth në epokën që në jetojmë mund të ketë zhvillime e rezultate virtuale që ne nuk arrijmë dot ti perceptojmë me shqisat që kemi që ti perceptojmë këto rezultate. Me këto shqisa që kemi këto rezultate nuk i perceptojmë dot e ndoshta në të ardhmen do ti zbulojmë me një mënyrë tjetër këto rezultat të qeverisë. Për kohën ku jetojmë ne flasim me shifra e rezultate konkrete. Ne kemi një qeveri që në se shohim shifrat bazë nuk ka të krahasuar me qeverinë e pesë viteve më parë. Ky është kulmi. Një qeveri që fitoi zgjedhjet dhe erdhi ën pushtet me premtime bombastike, si arsimi 5% si shëndetësia falas, si ulja e çmimit të energjisë për të varfrit, çmimet e shportës për të varfrit, rritja e rrogave dhe pensioneve, taksa më të larta për të pasurit e më të ulëta për të varfrit, e ngatë gjitha këto ne nuk shohim gjë ose na mungon ajo shqisa për të cilën folëm ose përballë kemi një mashtrues gjigand. Por në fund të fundit çdo mashtrim ka kohën e vet, çdo kuverturë e mashtrimi ka kohën e vet të skadimit… njeriu mund të ndryshoje veshjet metodën por s’mund të ndryshojë fytyrën dhe karakterin e vet.

Krasta: Pas pak minutash në studio vjen Berisha në intervistën e tij të parë me mua në 30 vjet
profesion e gazetarit dhe dua ti bëj atij një pyetje që do ta bej edhe ty. Ka një perceptim në diskutimet me pasion që thonë se “po mor po se e ka bërë ky njeriu “mullarin dhe është kështu e ashtu… po kush të vijë more, nuk ka njeri kush të vijë”…Si e zgjidh ti këtë rebus?
Shkullaku:
 Ky rebus është shumë i thjeshtë. Këtë çështje kështu e shtrojnë zakonisht ata që janë avokatët e qeverisë. Janë leva të qeverisë në mënyrë të mirëfilltë sepse diskutimi në çdo vend normale shtrohet kështu, qeveria është një administrator që ne kemi zgjedhur me një mandat katërvjeçar që ti administrojë mirë dhe ne në fund shohim bilancin. Në se ky bilanc është i keq ne nuk mund të mbajmë këtë administrator për shkak se nuk kemi një tjetër dhe të vazhdojmë ta çojmë kompaninë drejt humbjes. Pra secili gjykohet për atë që ka bërë ti dhe ti do ikësh në se ke rezultate të dobëta. Ky është qëndrimi ynë si gazetar, si intelektualë të angazhuar po të duash, edhe si njerëz që kemi përgjegjësi ndaj njerëzve të tjerë edhe pse nuk kemi përgjegjësi politike por kemi përgjegjësitë e fjalës. Ne kemi përgjegjësinë ti themi opinionit t’iu themi kjo qeveri meriton apo jo ti drejtojë shqiptarët? Une them që jo sepse mendoj se është një qeveri e dështua nga A te Zh, se kush vjen pas i takon njerëzve të zgjedhin. Ne duhet të themi të vërtetën. Kjo ideja se nuk ka kush vjen pas Ramës, se kështu ka ndodhur edhe në kohën e Berishës… kush do vijë pas tij… kur thuhej se mirë po kush vjen pas se Ramën e kemi provuar tre mandate në bashki… por ndryshimi ndodhi.

Krasta: Kujt do ia merrte mëndja që në momentin kur dukej se kishte humbur shpresa se nervi i shoqërisë shqiptare ishte gjallë akoma për të reaguar, pamë që lëvizën studentët dhe nuk është çudi që kjo lëvizje të prodhojë diçka të re. Pyetja e fundit që kam për ty si një nga editorët më të njohur në Shqipëri. Ka një nëpër rrethet gazetareske ka sot një shqetësim apo akuzë që iu bëhet njerëzve si ju apo si ne që dalim ne ekran qe “shume merremi ne me kryeministrin… në punën tuaj si i referoheni në punën tende veprimtarisë kryeministrore dhe atij personalisht.
Shkullaku: 
Kryeministri është qendra e lajmit, është njeriu që ka në dorë qeverisjen e Shqipërisë. Sigurisht që në momente të caktuara e kthejmë vështrimin edhe në aspekte të tjera të shoqërisë. Psh në vitin 2017 kur PD-ja hyri në zgjedhje unë dhe të tjerë kolegë jemi marrë gjerësisht me Lulzim Bashën dhe PD-në. Sot ne merremi me kryeministrin se falë zotit kemi një kryeministër që del gjashtë apo shtatë orë ën ditë në ekran. Kemi një kryeministër që e nis ditën me fëmijët dhe e mbyll me veteranët, kemi një kryeministër që nuk le kopsht çerdhe investitor etj pa dalë ne ekran, kemi një kryeministër që nuk merret me punët e qeverisë merret me ne, keni parë ju kryeministër në botë që merret me mediat, keni parë kryeministër në botë me emrat e gazetarëve, keni parë kryeministër në botë të merret me selfie, si ato gratë e Gjirokastrës…. mbarë e prarë…nuk është punë e tij..

Krasta: Ju nuk mendoni se nga pikëpamja propagandistike, betejën e ka fituar qeveria
Shkullaku: 
Nuk fitohet asgjë me propagandë, realiteti vonon por çdo gjë del në shesh me kohë. Kjo u pa me lëvizjen e studentëve.