Sigal

Arkivat Shqiptare, prej datës 9 nëntor 2018 janë bërë pjesë e Portalit të Arkivave Europiane. Lajmin e ka bërë të ditur Drejtori i Përgjithshëm i Arkivave, Ardit Bido, përmes një postimi në profilin e tij në rrjetin social Facebook. Sipas tij, zhvillimet teknologjike ishin edhe ato që çuan në përafrimin e arkivave shqiptare me ato europiane.

“DPA është bërë pjesëtare me të drejta të plota e Fondacionit të Portalit të Arkivave Evropiane, një nismë e financuar nga Bashkimi Evropian ku janë të përfshira të gjithë arkivat e vendeve të Bashkimit Evropian dhe CEFTA-s. Ky pranim është për ne si shqiptarë një tregues i njohjes së përpjekjeve të vazhdueshme të viteve të fundit për modernizimin e arkivave dhe rritjen e përdorjes së teknologjisë si forma e së ardhmes në shërbimin arkivor”, shkruan Bido.

Ndërkohë, ka shtuar më tej se pranimi i DPA-së përben një mundësi të veçantë për shkëmbimin mbarëeuropoan të materialeve arkivore.