Arkitektët: Jemi të përjashtuar nga projektet e mëdha

720
Përjashtimi i studiove arkitekturore shqiptare për projektet më të rëndësishme, ka sjell reagimin e unionit të arkitektëve shqiptarë. Shteti shqiptar siç duket e ka kthyer në një traditë përzgjedhjen e studiove arkitekrore të huaja, duke i lënë nën hije shumë e shumë arkitektë shqiptarë të njohur dhe me karrierë në këtë fushë. Të lodhur nga përsëritja e kësaj historie, Unioni Shqiptar i Arkitektëve ka reaguar përmes një deklarate për mediat lidhur me këtë fenomen shqetsues, i cili ndikon negativisht në promovimin e arkitektëve shqiptarë në vend. Kryetari i Unionit të Arkitektëve, Ledian Bregasi shkruan se nuk duhet të ekzistojnë më të tilla paragjykime dhe se shteti Shqiptar duhet të thjeshtëzojë procedurat për marrjen pjesë në tendera pasi procedurat aktuale penalizojnë studiot shqiptare që të jenë pjesë e projekteve të mëdha. 
Reagimi i plotë i arkitektëve
Një nga pikat ku Unioni Shqiptar i Arkitektëve Urbanistëve dhe Planifikuesve ka shtyrë që prej themelimit të tij ka qenë nxitja e organizimit të konkurseve si mundësi për krijuar vlerë nëpërmjet arkitekturës po ashtu si mundësi për të nxitur rritjen e arkitektëve vendas si dhe spikatjen e studiove të reja që nuk kanë lidhje me mendësinë e vjetër të masakrës urbane. Por, përtej përpjekjeve të këtyre agjensive po shohim me shqetësim dy tendenca gjithmonë e më shumë në rritje. E para është shtrëngimi gjithmonë e më i madh i kushteve të cilat një studio vendase duhet të plotësojë për të marrë pjesë në një konkurs publik. Listimi i pafund i kërkesave për studio vendase bën që në këto konkurse të marrin pjesë vetëm studio tashmë të mëdha që vetëm kanë përfituar nga lloji i zhvillimi të deri tanishëm duke bllokuar çdo lloj iniciative të re dhe të pastër që mund të jetë duke u rritur vitet e fundit në vend. Shqetësimi i dytë ka të bejë me paragjykimin që tregohet hapur ndaj studiove vendase në krahasim me studiot e huaja. Kjo situatë duhet të ndalohet sa më parë. Konkurset duhet të shfrytëzohen për qëllimin e tyre më primar që është krijimi i vlerave të reja dhe dhënia e mundësive për më të zotët e jo për më të mëdhenjtë. Për këtë qëllim propozojmë që dokumentacioni i nevojshëm për të marrë pjesë në konkurse publike të thjeshtohet e të mos trajtohet si proçedurë tenderimi çfarëdo, duke krijuar mundësi të barabarta për të gjithë pjesëmarrësit.
Sigal