Arjan Hysen Kalaja*/ Zhurma ndaj reformave të ministrit Nasip Naço është dashakeqe

583
Sigal

Që në fillim  kur ministri i Drejtësisë z. Nasip Naço hodhi në media idenë e një reforme  në sistemin e drejtësisë, përfshi edhe KLD, pati njerëz që u bënë xhelozë, e nga ata që u prekën  interesat. Këtë reformë Ministri Nasip Naço e kërkon për të ndërtuar shtetin e të drejtës, shtetin ligjor, që gjyqësori të bëjë dhe të japë drejtësi.   Nga që vetë ka qenë dhe është autoritet i sistemit të drejtësisë  Ministri Naço e di që sot sistemi i drejtësisë është i kalbur, është kthyer në një gërmadhë, në një makinë me emrin “frantoj”, që në vend të bluajë gurë, pjellë korrupsion, e vetëm drejtësi nuk jep. Ne prisnim mbështetje të nismave të reformave të z. Nasip Naço, në radhë të parë nga institucionet, si KLD e të tjera. Prisnim inkurajim, falënderim, përgëzime nga opozita sepse nisma e tij është shumë e madhe, e rëndësishme, dhe kusht për integrimin e Shqipërisë në BE. Brenda këtyre pak muajve ne e ndjejmë se ministri Nasip Naço po i ndryshon fytyrën sistemit të drejtësisë. Vendin e pisllëkut, të tenderit në Drejtësi, po e zë morali, vendin e korrupsionit po e zë zbatimi i ligjit. Ne mendojmë se këto reforma të ndërmarra nga ministri Naço për zhvillimin dhe konsolidimin e shtetit ligjor, dhe se këto nisma  duan mbështetje nga i gjithë opinion. Por në radhë të parë nga opinioni i institucioneve të shtetit, siç është KLD dhe institucioni i  Presidentit. Ndryshe nuk ka zhvillim në sistemin e drejtësisë, nuk ka drejtësi, ose drejtësia do të bëhet me pengesa, me zvarritje, e me vonesë. Drejtësinë dhe zhvillimin e saj e bëjnë idetë dhe reformat. Të gjithë ata që e kanë kapur shkopin andej nga është bërë pis nuk i pëlqejnë dhe i përkrahin nismat e zotit Naço. Dikush me qëllim apo pa qëllim  i kundërshton këto. Ishte i çuditshëm reagimi i zëdhënësit të KLD mbas mbledhjes së saj, që duke i shpallur luftë korrupsionit mori përsipër të nxinte të gjitha përpjekjet  e z. Naço, që KLD të korrigjonte  gabimet  dhe  kërkoi  që dikush  të kuptonte se KLD, Gjykatat  në veçanti dhe sistemi i drejtësisë në përgjithësi nuk mund të kryejnë punën me litarë nëpër këmbë. Zoti Naço e ka marrë seriozisht nismën për të bërë reforma në sistemin e së drejtës, për ndërtimin dhe funksionimin e një shteti ligjor, por deri tani nuk ka fituar asgjë, përveç telasheve, shikimeve të shtrembra, antiligjore, antidemokratike. Manipulimi është i madh: Po bën hatanë, i nxori disa punonjës nga puna, disa i çuan para drejtësisë. Në fakt duhet të ndodhë e kundërta, që secili të shkojë në vendin e vet, në punën e vet dhe Drejtësia të funksionojë dhe zbatohet. Drejtësinë sot e zbaton ligji, reformat. Askush tjetër. Nëse opozita e sotme dhe ndonjë shtetar i djeshëm që i ka borxh këtij populli miliona para të grabitura dhe tani krekoset se, mund të bëjë çdo gjë, pra nëse nuk i duan reformat e z. Naço për luftën antikorrupsion, le t’i kthejnë paratë që i kanë vjedhur këtij populli. Logjikë tjetër s’ka. Le ta shpallin veten fitimtar! Madje, fitimtarë të mëdhenj! Ne do të brohorasim për ta! Por të gjithë ta dinë: Populli pret drejtësi, luftë kundër korrupsionit dhe para Drejtësisë të gjithë ata që kanë abuzuar me besimin e punëdhënësit, me besimin e popullit. Kjo duhet thënë, që vërteta të mbetet e vërtetë, që të jemi të ndershëm me ministrin e Drejtësisë z.Nasip Naço, dhe me popullin që e ka zgjedhur deputet.

 *Jurist, Vlorë