Ariu gjigand zbret nga lisi, banorët e filmojnë ndërsa vrapon mes rrugës (VIDEO)

539
Sigal

Një ari është shfaqur në mes të rrugës në mallet e Koretnikut, ndërsa është filmuar nga afër nga një person që po kalonte në atë zonë.

Disa banorë të Zhurit, fundjavën që lam pas kishin vajtur për t’u relaksuar sipër fshatit të tyre në malet e Koretnikut.
Ata gjatë kohës sa kishin qëndruar aty kishin hasur në një ari, ndërkohë që siç shihet edhe në pamjet e mëposhtme ndodhen shumë pranë tij, teksa kafsha e egër zbret nga pylli në rrugën rurale.

Pasi kafsha ka parë njerëz në rrugë, ikën me shpejtësi prej tyre ndërsa kujtojmë se edhe në Shqipëri janë shpeshtuar prezenca e tyre.

Në Mat ditën e sotme një fshatar vrau me armën e gjahut një ujk i cili dëmtoi tufën e tj ndërsa tmerroi fëmijët që i kullosnin.