Arbanasit e Kroacisë, pas Shkodrës do priten në takim nga Presidenti Meta

567
Sigal

Një grup nga Arbanasit e Zarës (Zadarit) në Kroaci, kanë nisur dje një vizitë disaditore në Shqipëri, vendin e të parëve të tyre.
Së pari ata kanë vizituar Shkodrën, ku janë pritur në një takim nga kryetarja e Bashkisë, Voltana Ademi dhe mësohet se sot do të mbërrijnë në Tiranë, ku pritet të takohen edhe me Presidentin e Republikës, Ilir Meta.
Delegacioni i Arbanasve të Zarës (Zadarit) gjatë qëndrimit në Tiranë pritet të vizitojnë Muzeun Historik Kombëtar, Sheshin Skënderbej, Pazarin e ri, Kalanë e Tiranës dhe Katedralen Katolike. Gjithashtu, gjatë vizitës disaditore ata do të zhvillojnë vizita në Durrës, Krujë dhe Berat. Mësohet se ky delegacion ka mbërritur në Shqipëri me ftesë të Presidentit Meta, i cili gjatë vizitës zyrtare të zhvilluar vitin e kaluar në Kroaci i ftoi Arbanasit e Zarës (Zadarit) të vizitojnë vendin e të parëve të tyre.