Apeli shpall të pafajshëm Xhelal Mziun

541
Gjykata e Apelit e shpalli të pafajshëm Xhelal Mziun për akuzën e shpërdorimit të detyrës. Kryetari i Bashkisë së Kamzës, në prill të vitit të kaluar u dënua nga Shkalla e Parë me dy vite burgim për shpërdorim detyre. “Drejtësia u vu në vend. Uroj që këtë presion politik të mos e përjetojë askush tjetër”, tha Mziu pas dhënies së vendimit. Në seancën e zhvilluar katër ditë më parë, mbrojtja e kryebashkiakut të Kamzës bëri dorëzimin e disa provave të reja, që sipas saj faktojnë pafajësinë e tij. Bëhet fjalë për vendimin e Gjykatës së Apelit AdministrativE, e cila e cilëson të ligjshme taksën e shfrytëzimit të ambientit për biznesin, të vendosur nga Bashkia e Kamzës e për të cilën Mziu ishte shpallur fajtor në përballjen me kompaninë që e kishte paditur. Gjykata e Apelit shpalli të pafajshëm edhe dy drejtorët, atë juridik dhe drejtorin e taksave.
Sigal