Apeli lë në burg Dëfrim Hakraman, përgjegjësin e turnit të natës për aksidentin në landfillin e Sharrës

468
Sigal

Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi masën arrest me burg për Dëfrim Hakrama, përgjegjësi i turnit të natës së aksidentit në landfillin e Sharrës, ku humbi jetën 17-vjeçari Ardit Gjoklaj.

Hakrama kishte kërkuar një zbutje të masës së sigurisë, por që nuk u pranua nga Apeli.

Hakrama akuzohet për shkeljen e rregullave të sigurimit në punë, akuzë kjo e ngritur pasi në landfill u gjet i vdekur 17-vjeçari Ardit Gjoklaj.