Apeli i ambasadores gjermane: Miratoni bazën ligjore për drejtësinë dhe zbatojeni

526
Sigal

Ambasadorja e re
e Gjermanisë në Tiranë, Susanne Schütz, kërkoi miratimin e bazës së mëtejshme
ligjore për reformën në drejtësi dhe implementimin e saj. Gjatë një takimi në
kuadër të tetorit gjerman ku ishte i pranishëm edhe Presidenti i Republikës,
Bujar Nishani, ambasadorja tha se miratimi i ndryshimeve kushtetuese në korrik
të këtij viti, ishte kapërcimi i një pengese të madhe. Schütz tha se, “Këto
marrëdhënie në 30 vitet e fundit kanë njohur një zhvillim të shkëlqyer. Për
mua, e një rëndësie e veçantë që marrëdhëniet politike janë intensifikuar
ndjeshëm me procesin e Ballkanit Perëndimor iniciuar prej Gjermanisë, dhe me
dhënien e statusit të vendit kandidat për Shqipërinë. Vizitat e kancelares
Merkel dhe ministrit të Jashtëm federal kanë dëshmuar ,se Shqipëria ndërkohë ka
shënuar një progres të rëndësishëm në kuadër të reformave në rrugën e saj drejt
përafrimit me BE-në, para se të gjitha në atë të sektorit të drejtësisë, për të
cilën miratimi i njëzëshëm i ndryshimeve të Kushtetutës në korrik të këtij viti
ishte kapërcimi i një pengese të madhe dhe tani është çështja e miratimit të
bazave të mëtejshme ligjore dhe implementimi i tyre. Unë jam besimplotë, që
edhe ju në mënyrë të përsëritur për procesin e përafrimit me Bashkimin
Evropian, do t’i mbështesni këto hapa të rëndësishëm brenda mundësive tuaja.

 

 

 

 

 

 

 

Faqja 5

 

 

 

Gazeta
amerikane/Fondacioni Klinton transferoi 137 milionë USD për Partinë Socialiste
të Shqipërisë

 

Një raport
shokues tregon se Inteligjenca Ruse i ka kërkuar CIA-s pse kandidatja demokrate
Hillary Clinton sapo ka blerë 137.000.000 dollarë armë të paligjshme. Kremlini
po kërkon një shpjegim të menjëhershëm për posedimin e armëve dhe municioneve,
të cilat mbajnë shënimin “në gjysmë të muajit nëntor 2016”. Një raport i
Shërbimit të Jashtëm të Inteligjencës (SVR), i sugjeron Këshillit të Sigurimit
Rus që të autorizojë një komunikatë emergjence për CIA-n. Mesazhi kërkon një
shpjegim për posedimin e miliona dollarëve armë nga ana e Fondacionit Clinton
që do t’i dorëzohen Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Sipas asaj se çfarë do
të thuhet më pas, analistët kanë autorizuar SVR-në duke i kërkuar “preokupimin
urgjent”, në fillim të këtij viti. Kjo pasi të dhënat e para hidhnin dyshime
për kontrabandë armësh të organizuara nga trafikanti ndërkombëtar i armëve
Viktor Bout, të ardhura nga Republika e Shqipërisë, i vetmi vend mysliman i
Europës. Bout i cili është njohur me pseudonimin “Zoti i Luftës” në Perëndim,
është i njohur për punët e tij me CIA-n në kontrabandën e armëve në të gjithë
botën. Kjo deri në vitin 2011 kur Departamenti i Shtetit i Clinton e burgosi.
Raporti po kështu merr shkas edhe nga transferimi i 137 milion dollarëve i
Fondacionit Klinton për Partinë Socialiste të Shqipërisë. Cili është qëllimi i
këtij posedimi masiv të armëve nga Hillary Clinton për Fondacionin Clinton? Dhe
ky dorëzim për rastësi me muajin e zgjedhjeve në Shteteve të Bashkuara të
Amerikës.

/ Morning News
USA

 

 

 

 

Punonjësi i
Exchange: Çdo javë kthejmë 100-shet në 500-she euro të dy ministrave

Dy sekserë
ministrash, kthejnë eurot në Elbasan

Maksim TUFA

Som

Pra sekserët e
ministrave, kodoshët e tenderave , veç detyrimit të mbledhjes së 35 per
qindëshit pas zhvillimit të “tenderit” shumica e të cilave bëhen në vende të
caktuara qysh më parë, tani kanë marrë detyrën e tyre të re, të kthejnë
100-shet në 500-she,  të mijëra eurove,
që mbushin xhepat e shefave të tyre.

Kur debatet kanë
arritur kurlin e tyre lidhur me korrupsionin, kur akuzat e ndërsjellta janë
kapur majat e shtetit duke shigjetuar deputetë, ministra, zv/ministra,
ish-kryeministrita dhe kryeministra  për
korrupsion, duket se ata që punonjnë pa ju dridhur qerpiku fare për forcën
ndëshkuese të ligjit, janë sekserët e tyre. Një punonjës i një Exchange në
Elbasan i deklaroi “Telegraf” se “nuk ka javë të mos na vijnë nga Tirana dy
sekserë të kollarisur dhe të kthejnë shuma të konsiderueshme eurosh nga 100-she
në 500 –she, mesatarisht çdo javë ata sjellin tek ne 40 deri 50 mijë euro të
cilat i kanë prerje të vogla 50 dhe shumica 100 euroshe, duke i kthyer në 500
euroshe, por e veçanta e kësaj ndodhie qëndron në faktin se kur vijnë gjithmonë
na bllokojnë aktivitetin derisa mbarojnë punën e tyre, padyshim që paguajnë
gjithçka sepse rri dera mbyllur për afro 2-3 orë”. Duke rrëfyer ngjarjen e
pazakontë punonjësi i pikës Exchange Elbasan, i cili ka mbi 2 vjet që pas
mbarimit të studimeve të larta që punon atje si specialist dhe që paguhet mirë,
u shpreh se “sekserët e kollarisur fillimisht na janë prezantuar si biznesmenë,
por kur paraqitën dokumentacionin e tyre ne konstatuam se ata ishin punonjës
pranë dy ministrive tona më të rëndësishme, pranë dy dikastereve që kanë
tendera dhe para, ndërkohë që frikës tonë ata ju përgjigjën se “një telefon
bëjmë dhe këtu nuk shkel asnjeri nga ata të shtetit”. Por pyetjes se “përse
kishin ngjedhur Elbasanin të këmbenin vlera të tilla të mëdha në euro, dhe ti
kthenin kartmonedhat 100-she në 500-she”, punonjësi disi naiv ju përgjigje se
“na thanë se vetëm këtu kishin besim se do të mbaronin punë, është qytet i
qetë”. Pra sekserët e ministrave, kodoshët e tenderave , veç detyrimit të
mbledhjes së 35 per qindëshit pas zhvillimit të “tenderit” shumica e të cilave
bëhen në vende të caktuara qysh më parë, tani kanë marrë detyrën e tyre të re,
të kthejnë 100-shet në 500-she,  të
mijëra eurove, që mbushin xhepat e shefave të tyre.

Sekserët e
abonuar

Dy sekserët janë
abonuar tek pika e Exchange e cila gjendet vetëm pak metra larg qendrës së
qytetit, dhe mjafton të jesh paksa i vëmëndshëm, dhe do ti shikosh tek vijnë
çdo të shtunë, ndalin makinat e tyre me targa 
zyrtare pranë bulevardit, dhe zbresin prej andej me valixhen e mbushur
me mijëra euro, me paratë e marra nga firmat 
“fituese” të tenderave për tja kthyer shefit kartmonedhat 100 në 500. I
njëjti burim tha se “gjatë 2-3 orëve që ata rrinë tek ne, ka raste që kanë
ardhur edhe dy herë brënda ditës, natyrisht bëjmë edhe ndonjë shaka, dhe mbaj
mend se një ditë më thanë “këtë javë e kemi patur të mërzitur shefin, sepse kur
hapi pakon me euro, ato ishin të gjitha tufat 100-she, ndaj na urdhëroi të
vinim dy herë në Elbasan, për tja kthyer të gjithë sasinë në 500-she”. Pra një
pjesë nuk kanë fare as lekë shqiptare, dhe jo pastaj euro, një pjesë lypin dhe
gërrmojnë kazanat e plehrave për të gjetur ushqimin e ditës, një pjesë tjetër
zhytet në borxhe dhe arrin vetëvrasjen sepse nuk arrin ti mbijetojë halleve dhe
problemeve, kur një grusht i vogël zyrtarësh të lartë , kanë vënë pasuri
marramendëse, dhe tashmë nuk shihin me sy as 100 eurot, por i duan 500 euroshe,
për tja mbushur syrin një Rilindasi. Ky është realiteti dramatik, që përjetojnë
çdo ditë shumica e shqiptarëve, dhe parajsa e pamerituar që ka shpërfytyruar
një pakicë, e cila ka aq shumë para, sa ajo po i shtyn çdo ditë drejt
marrëzive. Të zhvasësh miliona nga tenderat, të mbushësh xhepat  dhe thasët me eurot e investimeve  dhe fondeve të shtetit, pasi u ka marrë me
dhunë 1/3 e parave atyre që u ke premtuar nga 
paratë  e taksapaguesve, të mbash
dhe paguash njerës si “eskortë” për të këmbyer 
diku jashtë Tiranës  100-shet  në 500-she euro,  kjo është të sfidosh shtetin, ligjin,
drejtësinë, dhe të tallesh me ata që mbajnë frymën gjallë me ndihmën ekonomike
dhe nuk kanë lekë as për librat e fëmijëve. Por sikur të ishin këta dy ministra
“delja e zezë” do të ishte fitore për shqiptarët. Por sot në këtë vend, janë
100 fishi i tyre, pasi në çdo institucion ka me dhjetra  e qindra, që jo vetëm kanë shkelur ligjet e
shtetit, por kanë kryer hapur vepra të rënda penale, duke vjedhur dhe vënë
pasuri të mëdha, për të cilat  sikur të
vepronin institucionet e drejtësisë, nuk do të gjenin  kurrë 
burimin e saktë të miliona eurove që kanë në banka.