Apel për ndihmë i një babai: Trinjakët i kam në spital, s’blej dot ilaçe e bukë për gruan

728
Një prind nga Kukësi ka bërë apel për ndihmë ekonomike ditën e sotme nga QSUT.
I intervistuar nga ambientet e spitalit, Nërguti tha se trinjakët e tij 2-muajsh janë shtruar në spital pasi janë me grip.
“Jemi në një familje me 8 anëtarë, kishim nevojë për ndihmë ekonomike, tani u bëmë dhe me trinjakë, jetojmë me 53 mijë lekë në muaj. Kam marrë lekë borxh për ilaçet e fëmijëve,” tha ai.
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak më herët në Pediatrinë e QSUT-së ku një foshnjë 7 muajshe nga humbur jetën pas komplikacioneve nga fruthi. Lajmi bëhet i ditur zyrtarisht nga mjekët e Pediatrisë, të cilët thonë gjithashtu se janë 55 fëmijë të prekur deri tani nga fruthi.
Sigal