APD u krijon mundësinë të rinjve për bursa studimore në Belgjikë dhe Hollandë

569
Aleanca Popullore për Drejtësi në bashkëpunim me strukturat e Diasporës, të cilat kanë vënë në dispozicion 10 bursa të plota studimi, njoftojnë të gjithë të rinjtë se do të krijohet mundësia e dhënies së bursave të studimit në Belgjikë dhe Hollandë në kuadër të programit të suportit dhe integrimit të të rinjve që vijnë nga shtresa e të Përndjekurve Politikë dhe familjeve të ish Pronarëve.
Kriteret që duhet të përmbushin personat që aplikojnë janë këto:
1- Të vijnë nga familje ish të Përndjekura Politike dhe ish Pronarësh.
2- Preferohen kandidatë jetim ose me një prind.
3- Preferohen kandidatë në vështirësi ekonomike.
4- Të kenë mbaruar shkollën e mesme me rezultate të larta.
5- Të zotërojnë gjuhën angleze dhe preferencialisht gjuhën Frënge.
Degët ku do të jepen bursat për 5 vite studim janë: Inxhinieri, Mjekësi, Fizikë Bërthamore, Biologji Molekulare, Tekno-labo-Kimist, Shkenca Politike.
Të gjithë kandidatët e interesuar të dërgojnë letër interesi dhe dokumentacionin mbështetës në [email protected] ose në adresën Rr. Dibrës, Vila 213, Kati i II-të, Tiranë.
APD siguron mbështetësit e saj se do ta shtoj numrin e bursave në vitin e ardhshëm në 50 bursa të plota studimi. E gjithë diaspora shqiptare është angazhuar për ndihmë në funksion të formimit akademik për të rinjtë e këtyre dy shtresave.
Sigal