Anti Europianizëm, Antishqiptarizëm apo të dyja njëkohësisht…

544
Sigal

Prof.Tritan  Kalo

Amendimet e
depozituara nga përfaqësuesit e Partisë Demokratike për Këshillin e Europës, me
qëllim që të nxisë dhënien prej tij të një opinioni negativ në lidhje me hapjen
e negociatave për pranimin e Shqipërisë me të drejta të plota në Bashkimin Evropian,
është ose miopi politike, ose dashakeqësi e çastit si pasojë e mediokritetit të
gjykimit, ose antievropianizëm ose në më të keqen e saj është një veprim aspak
opozitar por vetëm e vetëm antishqiptar….Në vitin 1920 të Shekullit të kaluar
burrat e iluminuar të këtij Kombi u bënë një grusht i vetëm, pavarësisht
kundërshtive në mes vedit, për të promovuar dhe mbrojtur të drejtën e pranimit
të Shqipërisë në Lidhjen e Kombeve në Gjenevë, Zvicër, si një vijimësi
qëndrimesh e veprimesh të tyre të mëparshme në ruajtjen e Sovranitetit të
Shtetit Shqiptar, nga përpjekjet asimiluese dhe shoviniste të Serbisë dhe
Greqisë në Konferencën e Paqes në Versajë, Francë, në gjysmën e dytë të vitit
1919…I vetmi që iu kundërvu në atë kohë qëndrimeve të tyre prokombëtare ishte
Esad Pashë Toptani…Esadistët e sotëm, me këtë “thagmë” të shprehur haptazi me
zë e më figurë në zemër të Evropës edhe 100 vjet më vonë, shumë pak ndryshojnë
në mendimet dhe qëndrimet antikombëtare nga paraardhësit e tyre…BËHET fjalë për
ardhmërinë tonë, për ecjen tonë si KOMB në sensin e zhvillimeve pozitive
socio-ekonomiko-politike demokratike krahas simotrave Evropiane, dhe jo për një
ecje “haxhiqemaliste alla-dumbabizëm”….Mosdashurinë ndaj Evropianizimit të
vendit dhe shoqërisë sonë nuk po e manifestojnë vetëm “politiqenët” opozitarë,
por atë e manifestojnë me qëndrimet dhe veprimet e tyre edhe jo pak “poltiqenë”
të mazhorancës, duke i vënë shkopinj në rrota zhvillimeve pozitive për Mbrothësimin
socio-politiko-ekonomik të Shqipërisë me koncesionet e shumta e të plot dyshimta
në të gjithë sektorët e ekonomisë sonë, me zvarritjen e zbatimit të Ligjit të
Dekriminalizimit si dhe me zvogëlimin e Lirisë së Shprehjes dhe të
Shtypit.…Këta elementë negativë apo sociopatë të të dy kaheve të politikës
sonë, Duhet njëherë e mirë të largohen nga skena politike me mënyrën më
demokratike të mundshme, me forcën ndryshuese të votës. Nëse një mënyrë e tillë
është e pamjaftueshme për të fshirë “bërllokun” e kësaj skenë politike,
“bërrllok” i përbërë nga një klasë politike tejet e korruptuar e antikombëtare,
ndryshimet sociale parashohin edhe mënyra e mjete të tjera, jo aq paqësore sa
procesi i votimit, Por ne si shoqëri jemi treguar shumë abuzivë, demokratikisht
imaturë dhe jo racionalë në përdorimin e këtyrë mjeteve si në 1992-in po ashtu
edhe në 1997-ën….Andaj, “vetëmaturimi” dhe “vetëiluminimi” si dhe
“mirëemancipimi” ynë si shoqëri do të na sjellë në vijën e qëndrimeve më
objektive, më racionale dhe më pozitive gjatë procesit zgjedhor të vitit
2017….Periudha 25 vjeçare 1992 – 2017 është tejet e mjaftë për të gjykuar shumë
objektivisht Klasën tonë Politike në të gjitha komponentët e saj, si Majtas, ashtu
edhe Djathtas spektrit të saj politik. Të korruptuarit, të pamoralshmit,
dorëgjatët, injorantët, antisocialët dhe antikombëtarët janë shfaqur qartazi
para syve tanë me veprimet e qëndrimet e tyre. Riciklimi i tyre në jetën tonë
politike më 2017, nëse do të ndodhë një dukuri e tillë, Nuk do të jetë më për
asnjë çast faji i tyre, Por vetëm e vetëm faji ynë i përbashkët….Deri atëherë
ndriçoni sa të mundni “odat e mendjes” si dhe qartësoni, mprihni dhe thelloni
shkallën tuaj të gjykimit Bashkëatdhetarët e mi, nëse dëshironi të korrigjoni
“shënjestrën” e gabuar të votimit si në 31.03.1991 po ashtu edhe në 28.03.1992,
për t’i hapur më së fundmi udhët e Mbrothësimit dhe të Europianizimit DEMOKRATIK
të SHQIPËRISË, bijave dhe bijve tuaj, si dhe për ta ringritur në piedestalin e
merituar të lavdisë Kombin tonë të lashtë sa vetë
njerëzimi!!!…Amin/Inshalah….