Antenat celulare shkaktare të tumoreve te shqiptarët

2221
Jeta e njeriut nuk vritet vetëm nga varfëria, aksidentet, armët dhe sëmundjet natyrale, por edhe nga teknologjia e cila instalohet me aparatura e pajisje elektronike për shërbime telefonie, që shkaktojnë pasoja goditëse me efekte rrezatimi jonizues në organizimin e njeriut, në ajër, ujë, tokë e ushqime. Këtë “goditje” po shkaktojnë në Shqipëri antenat celulare të vendosura prej disa kompanive që nuk zbatojnë ligjin shqiptar dhe standardet e instalimit të tyre si distancë e fuqi. brenda qendrave të banuara, madje edhe mbi tarracat e pallateve, të shkollave, të institucione shtetërore, ku përfshihen edhe kopshtet e çerdhet e fëmijëve dhe spitalet. Edhe mbi godinat e disa materniteteve në qytete, rrethe e qarqe janë montuar antena celulare, të cilat në fakt janë përcjellëse rrezatimesh radioaktive që “vrasin” në heshtje e gradualisht jetën e banorëve të zonave ku janë vendosur. Eshtë bërë e përhapur si “epidemi” masive e pa kontrolluar dhe e shfrenuar vendosja e këtyre antenave mbi ndërtesat brenda qendrave të banuara, aq sa për nga numri po u kalojnë edhe depozitave të ujit mbi pallate! 
Zona e Konispolit, me “pyll” antenash celulare që “vrasin” 
Këtë rrezik potencial që po dëmton rëndë jetën e banorëve, po e denoncojnë sot në Gazetën “Telegraf” banorët e Konispolit. Çfarë shqetëson konkretisht? Antenat e disa kompanive të telefonisë celulare, të vendosura në Buar të Konispolit jashtë çdo ligji e kushti, standardi e sigurie mjedisore, po sjellin efekte shqetësuese për banorët e qytetit dhe të krejt zonës. Këtë shqetësim, vendosën ta bëjnë publik një grup të rinjsh të Konispolit. Duke konstatuar dëmtimin e shëndetit prej veprimit rrezatues të antenave celulare që kanë rrethuar zonën e kanë mbushur qendrën e banuar të Konispolit, referuar mjekëve specialistë dhe ekspertëve të fushës që trajtojnë rreziqet jonizuese të antenave të tilla, ata janë bërë nismëtarë të mbledhjes së firmave nga banorët e Konispolit e të krejt zonës, duke vendosur t’i dërgojnë një peticion Qeverisë Shqiptare dhe konkretisht kryeministrit Edi Rama, që të ndërhyjë urgjent për largimin e tyre nga kjo pikë-vendosje. Kujtojmë, që Buari i mbushur me antena celulare është një nga pikat më të bukura dhe më piktoreske të zonës, që shumë mirë mund të projektohet, investohet e të kthehet në zonë turistike. Në “ftesën” që këta të rinj konispolatë u drejtojnë banorëve të Konispolit e të zonës, për të firmosur peticionin, thuhet: “Nëse e duam jetën tonë e të fëmijëve tanë të shëndetshme dhe të sigurt, të mos heshtim por të veprojmë për largimin e antenave celulare vrasëse të cilat nuk plotësojnë standardet e veprimit jonizues e jo jonizues”! Ky sensibilizim, ka shkuar në çdo familje, biznes e institucion publik si shkolla, çerdhe e kopshte fëmijësh, qendra shëndetësore në çdo shërbim publik të zonës, të cilëve u bëhet prezent dhe i qartë dëmi që shkaktojnë antenat e vendosura jashtë kritereve të sigurisë mjedisore! Informacioni për këtë dëmtim shëndeti dhe rrezik që vazhdon, vjen nga specialistët e mjedisit, të cilët konfirmojnë se radio-aktiviteti i këtyre antenave është shumë i lartë dhe paraqet rrezikshmëri për jetën dhe shëndetin e banorëve. 

Rastet e dëmtimeve prej tyre, kanë qenë prezent në Konispol, duke prekur edhe moshat e reja nga veprimi radioaktiv me efekte deri kancerogjene, të shkaktuara prej këtyre antenave. Pikërisht këta të rinj, nismëtarë të bllokimit të antenave “vrasëse” të jetës, kanë vendosur t’i drejtohen popullit të Konispolit, për të nisur e finalizuar lëvizjen komunitare për largimin e këtyre “çibanëve” nga mjediset ku ata jetojnë! Në këtë peticion, rinia konispolate i referohet të dhënave dhe konkluzioneve të “Agjencisë Ndërkombëtare të Kërkimit mbi Kancerin”, bërë për vitin 2011, që veprimin e antenave të instaluar jashtë standardeve të sigurisë mjedisore në qendrat e banuara ose pranë tyre, i ka klasifikuar si “pajisje të rrezikshme, që çlirojnë e përcjellin rrezatim kanceroz”. Vlera maksimale 10Ë/m2 e lejueshme, nuk po respektohet, mbasi ku një antenë e tillë e ka rrezatimin jo më pak se 4Ë/m2, ndërkohë që në Buar janë 8 antena të tilla, fuqia e veprimit të cilave në total shkon 32Ë/m2! Pra, sipas përllogaritjeve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, çlirimi radioaktivitet i këtyre antenave është rreth 20 herë më i lartë se standardet e lejuara ndërkombëtare. Pas këtij shqetësimi, sipas investigimit të bërë prej gazetës “Telegraf” në bashkëpunim me shërbimet private e publike, me institucionet e specializuara dhe ekspertë të matjeve të efekteve rrezatuese të antenave të telefonisë celulare që janë vendosur në Konispol e në zona të tjera të vendit, rezulton, se kompania “Vodafon” është kompania e vetme që respekton detyrimet ligjore dhe standardet mjedisore e të sigurisë shëndetësore në lidhje me instalimin e antantave celulare që aktivizon në shërbimin e telefonisë që ofron për konsumatorin. 

Ky standard ligjor e mjedisor i kompanisë “Vodafon”, sipas matjeve të bëra rezulton se është respektuar edhe në Buar të Konispolit. Por antenat e kompanive të tjera që janë “ngulur” në Buar, sipas specialistëve dhe siç “thotë” shëndeti i banorëve, kanë ç’ekuilibruar mjedisin dhe jetën e banorëve të Konispolit e të zonës. Dëmet janë prezent e duhen parandaluar në kohë. Rrezatimi ka prekur të gjitha moshat, që nga fëmijët me dëmtim të shikimit, dobësi trupore, anemi e deri në sëmundje si leuçemia, kanceri në gjak dhe organe të tjera, të cilat kanë kapur më shumë moshat e reja. Ndaj vjen edhe reagimi i fortë i grupit nismëtar të të rinjve të Konispolit, që po nisin lëvizjen e firmosur nga banorët e krejt zonës, drejtuar qeverisjes qendrore e asaj vendore, me kërkesën për largimin sa më parë të atyre antenave, që nuk përmbushin standardet e sigurisë mjedisore e shëndetësore.
Ja disa standarde reale të antenave të instaluara, që mbahen të feshta prej disa kompanive
Konkretisht në Shqipëri, antenat celulare kanë rrezatim të lartë radioaktiv, deri në 6-10 herë më të lartë se standardi formal ndërkombëtar, i deklaruar prej kompanive dhe i përcaktuar prej OBSH. Për një antenë makro-celulare me fuqi 900 MHz, që ka një hapje vertikale prej 8° dhe një hapje horizontale prej 90°, perimetri i sigurisë që i korrespondon limitit prej 41 V/m, përcaktohet sipas këtij standardi: 
1. Distanca 2 m përballë antenës 
2. Distanca 20 cm mbrapa saj (ka një sipërfaqe metalike si ekran), mbi dhe nën antenë 
3. Distanca 1 m në krahët e antenës. 
4. Për një antenë makro-celulare, të vendosur në një shtyllë me lartësi 23 m, vihen në dukje këto standarde: 
5. Treguesi 15 V/m 10 m përballë antenës 
6. Treguesi 7 V/m në 20 m përballë saj; 
7. Treguesi 3 V/m në 50 m përballë saj; 
8. Treguesi 2,25 V/m në 5 m poshtë antenës në një distancë horizontale prej 20 m nga këmba e shtyllës 
9. Treguesi 1 V/m në 10 m poshtë antenës, në një distancë prej 20 m nga këmba e shtyllës
10. Për një antenë makro-celulare, 1 m larg bordurës se një tarrace prej betoni, kemi një vlerë prej 0.5 V/m në 2 m poshtë antenës.
11. Për një antenë makro-celulare të vendosur në fasadë, fusha është 15 V/m në 1 m larg, në krah të antenës dhe 1.5 V/m, në 1 m distancë nga antena, prapa saj.
12. Për një antenë mikro-celulare, në një fasadë, perimetri i sigurisë prej 41 V/m, arrihet në 10 cm përqark antenës, lartë e poshtë saj. 
13. Në një distancë prej 1 m përballë saj është 50 V/m, prapa antenës është 3 V/m, ndërsa në krahët e antenës në distancën prej 1m është 10 V/m dhe përballë antenës në një distancë prej 15 m, arrin në 1.5 V/m.
14. Për antenat piko-celulare, perimetri i sigurisë prej 41 V/m është 10 cm larg antenës dhe 5 cm lartë e poshtë saj.
Saktësim: Shqyrtimi i mësipërm i fushës përqark një antene, i përftuar nga matje të kryera nga ekspertë të shërbimit “France-Telecom”, të realizuara me sonda izotrope me ndjeshmëri të lartë, marrin vlera përfaqësuese edhe në tërë spektrin e radio-frekuencave. Pra, ato mund të shërbejnë për të kryer një identifikim të parë dhe të shpejtë, për probleme konkrete.
Ja 6 pasojat e antenave celulare që instalohen jashtë standardeve
1. Çlirojnë rreze radioaktive dhe shkatërrojnë oksigjenin, duke asfiksuar jetën.
2. Humbje të elektroliteve në tru, të pa rigjenerueshme
3. Çrregullime mendore
4. Sëmundje malinje, (lodhje, këputje, përgjumje etj).
5. Vrasin qelizat e trupit të njeriut
6. Shkatërrojnë oksigjenin, duke asfiksuar jetën.
Sigal