Ankohen tregtarët në Vlorë: Ambulantët po na dëmtojnë

525
Edhe pse prej një muaji ka nisur aksioni kunder informalitetit në të gjithë vendin, kjo duket nuk i ka shqetësuar tregtarët ambulantë në qytetin e Vlorës. Ata tregtojnë lirisht në rrugët e qytetit me çmime më të lira edhe se tregjet e shumicës që operojnë në Vlorë. Denada Tepelena, drejtorja e tregjeve të shumicës Vlorë: “Ata që dalin e tregtojnë rrugëve të Vlorës preferojnë të mos paguajnë taksat, duke shkatërruar konkurencën e ndershme dhe prishur punën e tregtarëve të ndershëm”

Tregtarët e licencuar të gjendur përballë zbatimit të ligjit nga njëra anë dhe konkurrencës së pandershme nga ana tjeter, shprehen se e kanë të pamundur të mbajnë aktiv aktivitetin. Sipas tregtarëve të licencuar, ambulantët po i heqin frymëmarrjen sektorit ku ata janë punësuar.
Sigal