Në media po qarkullon lajmi se një nxënës në shkollën 9-vjeçare “Kongresi i Manastirit” në Tiranë, është kthyer në problem, pasi ngacmon seksualisht vajzat dhe kërcënon e fyen mësuesit dhe askush nuk merr masa për këtë.
Unë kam ndjekur të gjithë hapat zyrtare. Këshilli i Disiplinës ka marrë vërejtje ndaj tij dhe familja ka premtuar të merret seriozisht me këtë problem, ndërkohe që psikologja po e trajton me kujdes këtë rast. Të gjithë hapat ne i kemi ndjekur, para se lajmi të behej mediatik. Ne duhet t’i trajtojmë këto raste, jo t’i hedhim në rrugë këta fëmijë. Ne po flasim që edhe fëmijët e rrugës t’i edukojmë në shkollë”, tha Etiola Muhaj, drejtoresha e shkollës “Kongresi i Manastirit”, Tiranë
Drejtoresha tha se me t’u mediatizuar ky rast, ka patur prindër të shqetësuar që kanë pyetur në drejtori.
“Nëse është e vërtete, atëherë është shumë e rëndë”, përgjigjet një prind. “Unë do të pyes tani në drejtori”, thotë një tjetër. “Unë i sjell fëmijët të jenë të sigurt në shkollë, jo të më ngacmohen dhe të sikletosen”, thotë babai i një adoleshenteje. Drejtoresha e shkollës i siguron të gjithë prindërit për mbarëvajtje të procesit mësimor./ Top Channel/