Anije ushtarake të NATO-s, zbarkojnë në portin e Vlorës

560
Anije ushtarake të NATO-s u ankoruan paraditen e të premtes në portin e Vlorës, ku do të qëndrojnë tre ditë, në kuadrin dhe zbatimin e programit të bashkëpunimit dhe aktiviteteve kryesore me Forcat e Armatosura të Shqipërisë. Këto anije janë pjesë e grupit të gatshëm të Anijeve Minaheqëse të NATO-s, SNMCMG2 dhe qëllimi i vizitës portuale 3 ditore është trajnimi dhe bashkëveprimi midis Forcave tona detare dhe atyre të NATO-s. Gjatë këtyre tre ditëve personeli i grupit SNMCMG2 do zhvillojë takime dhe vizita në Komandën e Flotiljes Pashaliman , në Bashkinë dhe Prefekturën Vlorë. Gjithashtu efektivat e anijeve do të zhvillojnë vizita në kalanë e Kaninës dhe qëndra të tjera historiko-kulturore të Vlorës. SNMCMG2 normalisht përbëhet nga tetë Dragamina (Minaheqese, Minakerkuese) dhe një anije mbeshtetese (Ndihmuese), si pjesë kontribuese nga vendet anëtare të NATO-s mes të cilave, Belgjika, Gjermania, Greqia , Italia, Spanja , Turqia, Britania e Madhe dhe Shtetet e Bashkuara .
Sigal