Anija shqiptare “Oriku” shpëton gomone me 51 sirianë në Egje

617
Një gomone me 51 emigrantë në bord është shpëtuar nga anija shqiptare “Oriku” në brigjet turke. Anija e Forcave tona Detare po patrullonte në detin Egje ku ka identifikuar një gomone me emigrantë në bord.

“Gomonia ishte nisur nga brigjet e Turqisë drejt brigjeve greke. Menjëherë, anija Oriku njoftoi anijen flamurtare, “RB” turke, greke dhe “Frontex”. Njëkohësisht, pas njoftimit, anija “Oriku” shkoi në rajonin ku ndodhej gomonia dhe ofroj ndihmë deri në mbërritjen e anijes “MAI 1102 FRONTEX” dhe “RB” turke.

Në orën 08:37, gomonia u mor në dorëzim nga anija e Frontex “MAI 1102”, e cila kreu operacionin e imbarkimit të personave në të. Pas dorëzimit, nga të dhënat e marra nga anija e “FRONTEX”, në përfundim të operacionit, u verifikua se, në bordin e gomones ishin 51 persona, nga të cilët, 17 gra, 12 fëmijë dhe 22 burra”, thuhet në njoftim.

Të gjithë pjesëtarët e gomones ishin me kombësi siriane. Gjatë misionit të saj në Egje, anija “Oriku” ka realizuar disa operacione shpëtimi të suksesshme.
Sigal