Angelina Jolie merr një mesazh prekës nga nëna biologjike e fëmijës së saj

562
Angelina Jolie ka marrë një mesazh prekës nga nëna biologjike e një prej fëmijëve të birësuar. Sipas Daili Mail ajo është Mantewab Dawit Lebiso, nëna biologjike e një prej vajzave të birësuara nga Etiopia, Zahara. Gruaja e varfër është tepër e dëshpëruar dhe i ka kërkuar aktores së njohur të rikontaktojë me vajzën e saj 12-vjeçare. Ajo ka shumë vite që ka shkëputur marrëdhëniet me vajzën e saj dhe dëshiron ta shoh sërish. Në letrën e saj, mamaja biologjike e Zahara-s e vlerëson dhe falënderon Jolie për gjithçka çfarë ka bërë për vogëlushen e saj. Megjithatë, ajo kërkon vetëm që të ketë kontakt me vajzën asgjë më shumë.
Por nuk dihet ende nëse aktorja 41-vjecare i ka kthyer apo jo përgjigje. Ndoshta Jolie nuk e ka pasur shumë mendjen kohët e fundit, pasi aktorja ende nuk e ka marrë veten nga divorci i saj me Brad Pitt.
Sigal