Analizat e bëra nga “Check-up”, nuk pranohen në asnjë spital publik e privat

709
Përparim HALILI
Është denoncuar shpesh nga gazeta “Telegraf”, fakti që “Check-up” jo vetëm nuk është falas, por është edhe kontroll mjekësor fals. Deri sot, në redaksi kanë ardhur shumë denoncime nga qytetarë që kanë kryer “Check-up”, por nëpër spitale, qendra shëndetësore dhe ambulancat e lagjeve nuk i njihet ky kontroll, paçka se është i certifikuar nga një koncesion me vulë shtetërore. Shqetësimin e qytetarëve e faktoi edhe një investigimi i kryer këto ditë nga “telegraf” në disa spitale në QSUT, në qendra shëndetësore në Fier, Durrës, Korçë, Elbasan dhe në disa spitale private, duke u paraqitur për trajtim mjekësor me fletën e përgjigjeve të dhëna nga analizat dhe ekzaminimet e “Chek-up”, por nuk na i pranuan në asnjë qendër shërbimi, duke na kërkuar të bëjë analiza e kontrolle të tjera!
Sigal