Analiz nga Mark Topollaj/ Shqipëria vendi i eksperimentimit të varfërisë së tejskajshme. Ja pse shteti prodhoi arrogancë dhe korrupsion

757
Sigal

Zoti Rama, përse Qeveria e ‘Rilindjes’, prodhoi arrogancë dhe korrupsion?

Shqipëria është vendi i eksperimentimit të varfërisë së tejskajshme. Drejtësia Shqiptare e udhëzuar nga mediokriteti i politikës ka ndjekur rrugën e poshtërsisë shtetërore duke shkelur ligjet e kushtetutën. Pra institucioni i drejtësisë u ka vjedhur kohën njerëzve dhe u ka plakur jetën. Një poshtërim i vërtetë është vërdallosja në dyert e Gjykatave, kurse një krim i shëmtuar është regjenerimi i konflikteve të reja. Memrukët dhe kopukët e politikës kanë krijuar maratonën e vdekjes. Riciklimi i konflikteve sociale e personale, koncesionet në vazhdimësi kanë vetëm një qëllim, uzurpimin e pasurisë kombëtare nga oligarkët. Këta kanë humbur lidhjet me realitetin Shqiptar. Përfaqësuesi është Edi Rama. Ky njeri eci dhe vazhdon të eci në rrugën e krizës politike Shqiptare, të cilin askush nuk po mundet ta ndalojë. Opozita nuk ka kallon vertebrale. Vettingu krijoi një konflikt verbal dhe e la shtetin pa institucionin e drejtësisë. Të gjithë e dimë dhe e kemi provuar se gjykatat prodhojnë padrejtësi për qytetarët duke mbështetur rrugaçërinë shtetërore.

Kryeministri ynë ka krijuar një shtet pa pushtet gjyqësor. Kostoja e jetesës është e dhimbshme, pensionet qesharake. Pasuria kombëtare ka rënë në duart e delikuentëve. E mirë evidentuan është loja e kthimit mbrapa. Vazhdimësia e korrespondencës mes komunizmit shpirtëror që mban pëlqimin e utopisë politike Shqiptare. Ky udhëtim vdekje është raporti metaforik që ka ndërtuar procesin e konfliktit familjar. Ky quhet kompromentimi i varfërisë ekstreme ose zëri që nuk mund të përballoj konceptin e demokracisë, Zoti Rama neorealizmi post komunist ka vdekur. Komunizmi është përcaktimi i saktë i egërsisë njerëzore. Shqipëria është e ngjashme me Evropën si në vitin 1000, ku ishte prezent varfëria e kanibalët. Në Shqipërinë e sotme lindi kanibalizmi politik, që dhunojnë mjerimin dhe përcaktojnë një vdekje të çuditshme. Në tokën shqiptare e keqja që ka ardhur dhe e kemi prezent vjen nga sinjalet enigamtike tokësore që kërkojnë të shënojnë njerëzit e kësaj treve. Dimri në vazhdimësi është i ftohtë. Vazhdojnë shira shkatërrues. Bora është bllokuese e sjell katastrofa. Pastaj një heshtje e çuditshme që i gjen Shqiptarët të rraskapitur me një jetë të frikshme që i godet si murtaja e zezë. Është prezent zia e bukës e pa proklamuear. Shteti nuk funksionon. Jeta është e pa përshkrueshme. Kush është përgjegjës për këto vuajtje të pa shembullta? Ka një boshllëk kohor të pa zëvendësueshëm për të përballuar të keqen. Populli është në pritjen e një trishtimi të heshtur. Qeveria Rama e ka organizuar mirë politikën në dezinformimin e historisë. Arti dhe kultura është një kapitull i harruar nga arrogance qeveritare. Terrori nuk është një legjendë, por një kujtesë e çuditshme. Kështu fillon frika dhe dëshpërimi qytetar. Qeveria e zotit Rama erdhi për të bërë shtet me një parti të skaduar. Rilindja dështoi pa filluar sepse njerëzit e pa aftë që ke mbledhur rreth vetes këtë fjalë nuk e kuptojnë. Fjala ‘rilindje’ vendos mjerim në qendër të universit si një e vërtetë e mendjes dhe e dorës. Leonardo da Vinçi thotë se, njeriu është model, është qendra e mikrokozmosit që reflektohet në makrokozmos. Prandaj zoti Rama pa kuptuar mendimin e gjenive të rilindjes mos e përmend emrin e kësaj fjale të lavdishme. Një grup kopukësh që ka mbledhur janë të pa aftë për të kuptuar këtë fjalë të vjetër që i rezistoi kohës për 400 vjet. Opinion është abstrakt, kurse hallet e njerëzve janë konkrete, mashtrimet e tua në vazhdimësi janë fakte. Shpesh ke thënë se kjo qeveri ka shumë gjëra për të bërë, por në fakt duhet të thotë se çfarë ka bërë! Zoti kryeministër, ti tallesh me popullin tënd. Në çdo moment prezanton poshtërim të pa parashikuar, prezanton një ligësi të pamenduar dhe një arrogancë duke shpërfillur në mos zbatimin e ligjeve të shtetit. Shembujt janë të shumtë. Është mirë që t’i thuash popullit se si e ke krijuar këtë qeveri absolutisht të pa aftë. Motivi është njohja familjare apo dobësia e sentimentit njerëzor. Se aftësia personale i mungon secilit prej tyre. Kam lexuar në një revistë, 17 vjet më parë u goditën kullat binjake në SHBA nga radikalizmi mysliman. Aty ishte evidentuar një mendim, se në momentin e goditjes në zyrat e tyre nuk kishte ardhur asnjë hebre. Pak më poshtë lexova se parlamenti Grek aprovoi planin ekonomik për vitin në vazhdim. Kryeministri i asaj kohe për hobin e tij tha: O kemi harruar ministrinë e kulturës. Këtë ministri e drejtonte Aktoria e Famshme Greke Melina Merkuri dhe iu drejtua kryeministrit: “Ti që drejton shtetin Grek na thuaj: Greqia njihet për avantazhin e artit e kulturës apo me mendjen tënde të harruar” dhe i vërviti taketuken në drejtim të kryeministrit. Na thuaj zoti Rama, Ministria jote e Kulturës Kumbaro çfarë është e zonja të bëjë për gjendjen e mjeruar të artit e kulturës Shqiptare. Ajo vetëm qan kur ti e shan dhe qesh kur ka pranë qafleshin e QKK mikun tënd Zotin Ilir Butka. Zoti Rama, përse ke mbledhur gjithë horrat në partinë tënde dhe me këta ke krijuar qeverinë e Rilindjes një qeveri të kalbur që prodhon arrogancë e korrupsion? Zoti kryeministër në rrugën e konfuzionit që ka nisur gjej rrugën e largimit, sepse nuk mund të gjesh alternativë për ta përmirësuar gjendjen. Ndoshta kjo mund të jetë shenja e burrërisë tënde të munguar.