Amnistia e energjisë

72
Rreth 453 mijë familje janë pjesë e skemës nga e cila mund të përfitojnë falje të kamatëvonesave në rast se paguajnë pa ndërprerje 6 muaj radhazi detyrimet për energji, sipas kontratës së firmosur me Operatorin e Sistemit të Shpërndarjes së Energjisë. Abonentët që s’e kanë lidhur ende kontratën me OSHEE-në, duhet ta nënshkruajnë atë sa më parë, pasi afati për të përfituar është deri në qershor të këtij viti. Për të përfituar duhen dy dokumente: Karta e identitetit nëse klienti është personalisht në sportel, ose autorizim me shkrim nga mbajtësi i kontratës dhe karta ID e klientit dhe e personit që do të paraqitet për pagesën. Lajmi është bërë i ditur nga kreu i Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, Ardian Çela.