Amnisti për makinat, 31 dhjetori afati i fundit për të përfituar

615
Data 31 dhjetor 2017 është afati i fundit për të përfituar të gjithë drejtuesit e automjeteve që kanë detyrime të pashlyera.
Drejtoria e Shërbimit të Transportit Rrugor, rikujton nëpërmjet një njoftimi se, “ka hyrë në një fazë të rëndësishme zbatimi i ligjit, “Për pagesën dhe fshirjen/ shuarjen e detyrimeve tatimore, detyrimeve të pagueshme në doganë si dhe procedurën e heqjes nga qarkullimi të mjeteve të transportit pas fshirjes/shuarjes së detyrimeve tatimore”.
Brenda datës 31 dhjetor 2017, njoftohen të gjithë qytetarët që të përfitojnë nga procedura e heqjes nga qarkullimi të mjeteve të transportit pas fshirjes/shuarjes së detyrimeve”, shkruan “ata”.
Sipas DPSHTRR, subjektet që duan të mbajnë mjetin në qarkullim, u fshihen detyrimet tatimore për periudhat dhjetor 2010 e më parë, me kusht që të paguajnë detyrimet për periudhën janar 2011 e në vijim, me përjashtim të gjobave për mospagesë të taksave të periudhës janar 2011 deri në dhjetor 2014, të cilat fshihen/shuhen me kushtin e pagesës së të gjitha detyrimeve të plota.
Sigal