Amnisti për gjobat 6 muajt e parë

616
Pas protestës së dy ditëve më parë, bizneset e vogla në kryeqytet kanë vazhduar normalisht aktivitetin e tyre. Qeveria nuk do të tërhiqet nga vendimi për të futur në skemën e tatimit mbi vlerën e shtuar kategorinë me xhiro vjetore mbi 2 milion lekë. Ndërkohë, Drejtoria e Tatimeve sqaroi se përkundër asaj që bizneset thonë se ka rritje të kostove të tyre për të paguar kontabilistët, është krijuar këndi i asistencës që do të ndihmojë çdo sipërmarrës që të plotësojë vetëdeklartën e TVSH-së. Drejtoria e Tatimeve thotë se biznesi duhet të bëjë patjetër rifreskimin e kasave fiskale, ku nga 0 që ishte më parë TVSH, tashmë ajo duhet të bëhet 20%. Nëse nuk ndodh formatimi, atëherë kjo do të konsiderohet si shkelje nga ana e inspektorëve. Deklarata e TVSH-së do të dorëzohet çdo 3 muaj, dhe afati për plotësimin e të parës përfundon më 14 korrik. Nga ana tjetër ministri i Financave ka kërkuar nga një grup pune që të gjenden zgjidhjet ligjore në mënyrë që të nxirret një urdhër i cili do të amnistojë për një periudhë 6-mujore vendosjen e gjobave për biznesin e vogël, nëse shkeljet që konstatohen lidhen me përfshirjen e tyre në zinxhirin e TVSH-së.
Sigal