Sigal

Ambasada amerikane në Tiranë shpall fillimin e rekrutimeve për programin veror të punësimit. Ja kriteret që duhet të përmbushin aplikantët, studentët dhe institucionet që kanë të drejtën të marrin pjesë në këtë program

Ambasada Amerikane njofton fillimin e rekrutimeve për programin veror të punësimit, kriteret për të aplikuar dhe cilët studentë mund të marrin pjesë

Amerika ofron punësim për studentët shqiptarë

Ambasada e Shteteve te Bashkuara në Tiranë, ka njoftuar fillimin e rekrutimeve për programin veror të punësimit (Work and Travel) . Qëllimi i këtij programi është t’i mundësojë studentëve të huaj, gjatë stinës së Verës të jetojnë dhe punojnë në SH.B.A dhe në këtë mënyrë të përvetësojnë edhe gjuhën Angleze, të njohin jetën amerikane dhe të njohin miq të rinj. Për të mbuluar shpenzimet e jetesës në SH.B.A pjesëmarrësit e programit do të kenë mundësi të punojnë në pozicione pune në fushën e turizmit, hotelerisë, tregti dhe të tjera. Në vitet e mëparshme, nxënësit shqiptarë kanë udhëtuar në qytete të ndryshme në të gjithë Shtetet e Bashkuara, ku ata përjetuan kulturën Amerikane me anë të Programit Veror të Punësimit. Ata nga ana tjetër ndanë kulturën dhe gjuhën e tyre me komunitetet pritëse dhe dhanë një përvojë reciprokisht të dobishme ndër-kulturore në këmbim. Informacione për këtë program dhe për mënyrën e aplikimit mund ti merrni në këtë adresë http://s-travel.al/

Për të marrë pjesë në Programin Veror të vitit 2019 të Punësimit, aplikantët duhet të përmbushin kriteret e mëposhtme:

-Ata duhet të jenë studentë me kohë të plotë në një universitet të akredituar së fundmi, të cilët kanë përfunduar të paktën një semestër të vitit të parë të universitetit.

-Duhet të zotërojnë mirë gjuhën Angleze, dhe të kenë rezultate të mira shkollore.

-Çdo student, duhet të jetë i aftë të demonstrojë se ai/ajo do të kthehet në Shqipëri në përfundim të programit.

-Studentët e vitit të fundit, mund të aplikojnë, por ata mund të kenë më shumë vështirësi për të dhënë prova të lidhjeve të mjaftueshme me Shqipërinë.

-Për ata që kanë ndjekur më pak se një vit universitet, koha e studimeve, mund të mos konsiderohet një investim i konsiderueshëm në shkollim aq sa të krijojë lidhje me Shqipërinë.

-Ata duhet të kenë një vend pune të konfirmuar në Shtetet e Bashkuara, në kohën e intervistës.

Studentët me kohë të pjesshme, me korrespondencë, ashtu si edhe ata që ndjekin shkolla profesionale, ata që mësojnë në distancë, dhe shkolla të mesme për të rritur, nuk kualifikohen për Programin Veror të Punësimit.

Nuk mund të miratohen vizat e Programin Veror të Punësimit për studentët që nuk marrin pjesë në një institucion plotësisht të akredituar. Studentët që ndjekin programet e akredituara brenda institucioneve të paakredituar nuk do të pranohen. Ambasada nuk mund të miratojë çdo aplikim që nuk i plotësojnë kriteret e mësipërme.

 

Vetëm studentët nga institucionet e mëposhtme mund të marrin pjesë në këtë program:

Akademia e Filmit dhe Multimedias “Marubi”

Akademia e Forcave të Armatosura

Akademia Profesionale e Biznesit

Kolegji Profesional i Tiranës

Kolegji Profesional Privat, “Ivoclar Vivadent & Partners”

Kolegji Universitar “Bedër”

Kolegji Universitar “Instituti Kanadez i Teknologjisë”

Kolegji Universitar “LOGOS”

Kolegji Universitar “Luarasi”

Kolegji Universitar “Pavarësia Vlorë”

Kolegji Universitar “REALD”

Kolegji Universitar “WISDOM”

Shkolla e lartë universitare, jopublike, “Universiteti “Marin Barleti””

Shkolla e Larte “Nehemia”

Shkolla private e arsimit të lartë, “Universiteti Metropolitan Tirana”

Tirana Business University College

Universiteti Bujqësor i Tiranës

Universiteti Evropian i Tiranës

Universiteti i Arteve

Universiteti i Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”

Universiteti i Mjekësisë, Tiranë

Universiteti i Sporteve të Tiranës

Universiteti i Tiranës

Universiteti Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”

Universiteti Polis

Universiteti Politeknik i Tiranës

Universiteti Privat “Albanian University”

Universiteti “Aldent”

Universiteti “Aleksandër Moisiu”, Durrës

Universiteti “EPOKA”

Universiteti “Eqrem Çabej”, Gjirokastër

Universiteti “Fan S. Noli”, Korçë

Universiteti “Ismail Qemali”, Vlorë

Universiteti “Luigj Gurakuqi”, Shkodër

Universiteti “Mesdhetar i Shqipërisë”

Nëse shkolla juaj nuk është e listuar këtu, ne nuk mund të miratojmë kërkesën tuaj për vizë SWT. Ambasada do të vazhdojë të monitorojë zhvillimet në sistemin arsimor dhe të rishikojë këtë udhëzim si të nevojshme