Ambicioz dhe energjik! Kush është i riu shqiptar që synon postin në KE

630
Sigal

Me synimin për të shkundur “Kastën e Vjetër” të liderëve dhe për të çuar edhe më tej emrin dhe imazhin e Shqipërisë, Komisioni i Ligjeve dëgjoi sot në një seancë të veçantë kandidatët që pretendojnë vendin në forumet e KE.

Anëtari i Shqipërisë pranë Komitetit Evropian për Parandalimin e Torturës dhe Trajtimit ose Ndëshkimit Johuman ose Degradues (CPT) analizoi pretendentët në garë, ku mes të gjithëve spikati Aurel Boriçi.
I formësuar me shumë trajnime dhe eksperienca brenda dhe jashtë vendit, djaloshi energjik që është pjesë e ekipit transformues në Bashkinë e Tiranës, dha argumentet e tij para ligjvënësve dhe shoqërisë civile pse duhet të jetë ai anëtar i CPT.

Edhe pse i nisur nga një pozicion i disavantazhuar për shkak se anëtarja aktuale, Arta Mandro garon për një mandat të dytë, Boriçi nuk u dekurajua por arriti të bëjë për vete në seancë, të gjithë të pranishmit.
Aurel Boriçi ka qenë pjesë e ekipit të Deutsche Welle në Bonn, pjesë e programit të Biznesit Gjerman si dhe ka një sërë trajnimesh të ndryshme në Izrael, SHBA, Kinë, dhe vende të BE. Mbetet për tu parë se cili do të jetë rezultati i Komisionit, por të paktën gara morale për anëtarin e Shqipërisë në CPT, e ka tashmë një fitues…