Ambasadorja kineze: Rruga e Arbërit mund të fillojë brenda vitit

527
Rruga e Arbërit mund të fillojë edhe brenda vitit. Kështu është shprehur ambasadorja kineze në vendin tonë, Jiang gjatë një takimi me ministrin e Transportit dhe Infrastrukturës Edmond Haxhinasto.
Ambasadorja Jiang konfirmoi mbështetjen e qeverisë Kineze në ndërmarrjen e kompanive që duan të angazhohen në Shqipëri. Ajo e njohu ministrin me disa platforma të financimit të projekteve në vend dhe u shpreh se me përfundimin e procesit të negocimit të kontratës, Rruga e Arbërit mund të fillojë edhe brenda vitit.
Duke e cilësuar të suksesshëm shembullin e projektit të Rrugës së Arbërit, ministri Haxhinasto shtoi se i njëjti model bashkëpunimi duhet shtrirë edhe në projekte të tjera.
“Ne kemi krijuar dy grupe, një teknike dhe një ligjore, të cilat do të konsiderojnë këtë propozim, së bashku me asistencën e një konsulence ndërkombëtare. Qëllimi është që të negociojmë kontratën brenda vjeshtës, në mënyrë që të fillojmë ndërtimin në fillim të vitit që vjen”- deklaroi Haxhinasto
Ministrit Haxhinasto përmendi nismat e qeverisë për zhvillimin e autostradës Adriatiko-Ioniane, e mbështetur edhe nga Bashkimi Evropian, si pjesë e Procesit të Berlinit. Projekt tjetër me rëndësi rajonale mbetet Korridori VIII, për të cilin kanë shprehur interes edhe disa kompani kineze. Gjithashtu, projekte të tjera të rëndësishme u cilësuan segmentet Thumanë-Vorë-Rrogozhinë, ByPassi Elbasanit, Tunel Orikum-Palasë etj.
Sigal