Ambasadorja e re e Shtetit të Palestinës, Hana A.S. Shawa, i paraqiti Letrat Kredenciale Presidentit Meta

629
Sigal

Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Ilir Meta pranoi Letrat Kredenciale nga Ambasadorja e re e Shtetit të Palestinës, Sh. S. Znj. Hana A.S. Shawa. Presidenti Meta vlerësoi marrëdhëniet miqësore të Shqipërisë me Shtetin e Palestinës dhe nënvizoi nevojën që këto marrëdhënie të nxiten e të zgjerohen në të gjitha fushat me interes të ndërsjellë. Në mënyrë të veçantë, Presidenti Meta shprehu mbështetjen për të gjitha përpjekjet e komunitetit ndërkombëtar për të çuar përpara procesin e paqes në Lindjen e Mesme. “Është shumë e rëndësishme që të arrihet një zgjidhje paqësore dhe njohja reciproke e të dy shteteve.” – nënvizoi Presidenti Meta.