Ambasadori Lu vizitë në Shkodër takim me kreun e Bashkisë Luka

556
Sigal

SHKODER – Ambasadori i SHBA Donald Lu, vizitën e tij të radhës jashtë Tirane e ka zhvilluar në kryeqendrën e veriut, Shkodër. Fillimisht ai u prit nga kryetari i Bashkisë Lorenc Luka në zyrën e këtij të fundit. Më pas ambasadori Lu dhe kryebashkiaku Luka ndanë një bashkëbisedim të shkurtër përpara kamerave.

SHBA kanë dhënë një ndihmesë të madhe në informatizimin e drejtorisë së të ardhurave dhe zyrës ONE Stop Shop në bashkinë Shkoder, duke e përshtatur me parametrat më të fundit të praktikës europiane.

Gjithashtu këtë vit në kuadër të funksionimit të ri që do të ketë pushteti vendor, kjo ambasadë do të ndihmojë bashkinë e Shkodrës në përmbylljen me sukses të procesit të decentralizimit të pushtetit vendor në disa drejtime kryesore. Më pas ambassadori Lu është ka zhvilluar një vizitë përgjatë pedonalës “Kolë Idromeno”.