Ambasadori Lu në 15:30 bisedon për korrupsionin me ndjekësit në FB

512
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës do të ketë sot një komunikim virtual, me të gjithë qytetarët të cilët janë të interesuar për të diskutuar me të çështje me rëndësi.
Faktin e bën të ditur vetë ambasada, e cila thotë se, në orën 15:30 Ambasadori do të jetë në shërbim të qytetarëve, për të biseduar mbi përpjekjet e vazhdueshme kundër korrupsionit dhe për të mësuar se çfarë mund të bëjnë qytetarët në Shqipëri.
Kjo nuk është hera e parë që ambasadori, Donald Lu komunikon virtualisht me qytetarët shqiptarë, ndërkohë që në çdo takim në të cilin ai merr pjesë flet në gjuhën shqipe. 

Sigal