Ambasadori i Zvicrës Graf: Reforma në drejtësi, është kryefjalë

586
Nga Shkodra ambasadori i Zvicrës Christoph Graf duke e cilësuar si një ndër reformat më të rëndësishme për Shqipërinë, atë të drejtësisë, ka theksuar se i takon qeverisë shqiptare të tregojë veten në këtë proçes. Ai i vlerëson të natyrshme qëndrimet e kundërta, pasi ku ka dialog sipas Graf ka edhe zhvillim. Christoph Graf, ambasador i Zvicrës: Demokracia lokale eshte ajo c’ka eshte me e rendesishmja. Erdha ne Shkoder per te treguar se si funksionon kjo demokraci, por gjithashtu per te thene se ka shume hapa per tu bere ne kete drejtim. Ajo qe eshte me e rendesishme eshte pjesmarrja e qytetareve. Megjithate mund te them se kjo demokraci lokale eshte ne hapat e duhur.

 Sa i perket reformes ne drejtesi, ajo eshte kryefjale e zhvillimeve ne vendin tuaj. Verej se ka nje dialog mes paleve dhe kur dialogu egziston edhe zgjidhja do te gjendet. Per kete ceshtje po flasin ekspertet vendas dhe ato nderkombetar, por i takon qeverise shqiptare te tregoje veten ne kete proces. Kudo eshte e natyrshme qe ka mendime te kunderta, por me rendesi eshte se ku ka dialog ka zhvillim, prandaj edhe gjetja e nje zgjidhje do te pranoje mendimet ndryshe. Ky mesazh i ambasadorit të Zvicrës vjen në një kohë kur ekspertët e partisë demokratike kanë braktisur tryezën e përbashkët të reformës në drejtësi. Palët janë ndarë në qendrime ç’ka ka bërë që fillimi i këtij viti të mos jetë edhe aq pozitiv për reformën në drejtësi, aty ku faktori ndërkombëtar ka përqëndruar energjitë kryesore.
Sigal