Ambasadori i Meksikës në Shqipëri, Abud: S’mund të kishim Konsull më të mirë se z.Ylli Ndroqi për Meksikën

654
Sigal

Gazeta Telegraf/


Juan José
Guerra Abud:
 “Jam i
nderuar që Presidenti më caktoi si Ambasador i Meksikës në Shqipëri. Gjëja e
parë që më ka rënë në sy është se sa njerëz të mrekullueshëm ka ky vend. Për
këtë arsye, por edhe për zhvillimin e impulseve të reja ekonomike, menduam që
përmes Ambasadës në Romë dhe Konsullatës së Nderit në Shqipëri, shqiptarët të
afrohen edhe më shumë me Meksikën. Unë mendoj se nuk ka nje person tjetër më të
mirë se z.Ylli Ndroqi për të qenë Konsull Nderi i Meksikës. Jam i sinqertë se
ju jeni Konsulli më i mirë që ne kemi në Shqipëri për të përfaqësuar Shtetet e
Meksikës”.

Dy përfaqësuesit e
Meksikës u takuan me zyrtarë të shtetit shqiptar.

Në Ministrinë e
Punëve të Jashme me zv.Ministrin Halil Hyseni u fol për forcimin e
bashkëpunimit diplomatik mes të dy vendeve tona.

Si ish-Ministër i
Mjedisit në Meksikë, Ambasadori Juan José Guerra Abud, është edhe antëtar i
Partisë së Gjelbër dhe njihet si mbështetës i politikave ambjentaliste, të
cilat i diskutoi me Ministrin e Mjedisit, Lefter Koka.

 

Lefter
Koka:
 “Ne jemi në një
fazë të rëndësishme, në fazën e marrjes së statusit tonë kandidat për në
Bashkimin Europian dhe na duhet të punojmë intensivisht qoftë në hartimin e
legjislacionit, qoftë dhe në nisjen e negociatave”.

Këshilla e
Ambasadorit Guerra Abud për Ministrin Koka ishte përfshirja në diskutime dhe
konsultime me biznesin, grupet e interesit dhe shoqërinë civile.

 

José
Guerra Abud:
 Nëse do më
lejoni të sugjeroj diçka në këtë fazë që jeni, mendoj se është shumë e
rëndësishme që në të gjithë këto ndryshime legjislative që po bëni është e
nevojshme të përfshini biznesin si grup interesi dhe shoqërinë civile.

Për sektorin
energjitik dhe hapësirat për bashkëpunim u fol edhe gjatë takimit që
Ambasadorit të Meksikës i rezervoi Ministri i Energjitikës, Damian Gjiknuri.

Pjesë e befasisë
me Shqipërinë ishte dhe vizita e Ambasadorit të Meksikës në ambjentet e RTV Ora
News, ku pa nga afër gërshetimin e profesionalizimit të televizionit informativ
me investimet mbresëlënëse në teknologji.

Ambasadori Guerra
Abud nuk e fshehu entuziazmin për rolin e Konsullit të Nderit në rritjen
cilësore të marrëdhënieve Shqipëri-Meksikë.

 

José
Guerra Abud:
 Ju jeni jo
vetëm Konsulli i Nderit të Meksikës, por edhe një biznesmen i suksesshëm dhe
ndihmoni shumë në shtimin e bashkëpunimit mes dy vendeve. Ju na ndihmoni të
hapim të gjitha dyert dhe të kemi akses të veçantë në Shqipëri. Edhe unë do të
kontribuoj për të hapur dyert në Meksikë për politikanët, sipërmarrësit dhe
turistët shqiptarë.

Z.Ndroqi e
vlerësoi dashamirësinë e Ambasadorit të Meksikës ndaj Shqipërisë.

 

Ylli
Ndroqi:
 Keni një vizion
të jashtëzakonshëm dhe një mendim shumë të mirë për Shqipërinë dhe kjo ne do të
na vlejë shumë sepse është një piar që na bëhet dhe është një integrim për
Shqipërinë kur një Ambasador vjen për herë të parë dhe nxjerr konkluzione të
tilla ne na shërben shumë si shqiptarë.

Një dhuratë
domethënëse në ditën e fillimit zyrtarisht të punës si Ambasador i Meksikës
ishte dhe statuja e Shenjtores Nënë Tereza, që z.Ndroqi kishte zgjedhur për t’i
uruar mbarësi dhe zemër të madhe po aq sa bamirëses shqiptare.

Shën Tereza, pohoi
Ambasadori meksikan, nuk është vetëm e Shqipërisë por e gjithë botës, pasi edhe
në Meksikë e adhurojnë Shenjtoren Tereza.

Konsideratat për
takimet më zyrtarët në Shqipëri Ambasadori Guerra Abud i ndau edhe me publikun
shqiptar në një intervistë për Ora News.

 

José
Guerra Abud:
 Së pari,
marrëdhëniet politike, jemi dy vende miqësore që e mbështesin njëri-tjetrin në
organizata ndërkombëtare.Së dyti shtimin e marrëdhënieve tregtare. Siç e dini,
Meksika ka 120 milionë banorë dhe Shqipëria ka 3 milionë banorë, por edhe pse
vendi juaj është i vogël nga pikëpamja e popullsisë, në kuptimin histori dhe të
burimeve natyrore është shumë i pasur dhe kemi mundësi që ta përforcojmë
bashkëpunimin.

I paraqita
Presidentit të Republikës letrat kredenciale si Ambasador i Meksikës në këtë
vend të mrekullueshëm. Më bëri përshtypje të shkëlqyer dashamirësia dhe miqësia
e ofruar nga Presidenti Nishani dhe qëllimet e mira që ka për rritjen e
marrëdhënieve mes dy vendeve.

Ne po punojmë për
të lehtësuar ardhjen e turistëve shqiptarë në Meksikë dhe anasjelltas.
Gjithashtu kemi rënë dakord me Konsulllin, që siç e thashë po na jep mbështetje
të pakursyer, që të sjellim në Shqipëri një ekspozitë të një piktori meksikan
si dhe një delegacion me përfaqësues të biznesit për të parë mundësinë e hyrjes
në tregun shqiptar. Konsulli ynë në Shqipëri ka bërë një punë të shkëlqyer.
Z.Ndroqi po jep mbështetje të madhe në hapjen e shumë dyerve në Shqipëri, me
autoritetet zyrtare apo përfaqësues të biznesit.