Ambasadori i Luksemburgut, Sh.T.Z Philippe Donckel i paraqet Letrat Kredenciale Presidentit Meta

650
Sigal

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta priti në një takim Ambasadorin e ri të Luksemburgut në Shqipëri, Sh.T.Z Philippe Donckel, me rastin e paraqitjes së Letrave Kredenciale.

Presidenti Meta vlerësoi marrëdhëniet shumë të mira politike midis dy vendeve dhe e falenderoi Ambasadorin Donckel për mbështetjen e Luksemburgut në përpjekjet e Shqipërisë për çeljen e negociatave të anëtarësimit me BE, si dhe për asistencën e ofruar pas tërmetit të 26 nëntorit 2019.

Gjithashtu, Kreu i Shtetit theksoi se “investimet nga Luksemburgu janë të mirëseardhura në Shqipëri”.

“Integrimi shembullor i komunitetit shqiptar në Luksemburg i bën më të forta marrëdhëniet tona”, – u shpreh Presidenti Meta.