Ambasadori Gazheli i dorëzon letrat presidentit azerbajxhanas/ TAP, Shqipëria të jetë një vend konsumator përfitues

509
Sigal

 

 

Ambasadori
Genti Gazheli i dorëzoi Letrat Kredencialet, Presidentit të Republikës së
Azerbaijan zotit Ilham Aliyev.

Pas ceremonisë së dorëzimit të
Kredencialeve, Presidenti Aliyev priti në takim Ambasadorin e Akredituar.

Presidenti vlerësoi marrëdhëniet
shumë të mira midis dy vendeve tona dhe theksoi se këto marrëdhënie nuk duhet
të mbeten vetëm në stadin bilateral, por duhet të kemi me shumë bashkëpunim në
fushën e energjisë dhe bashkëpunimin ekonomik.

Në vijim të bashkëbisedimit,
Ambasadori Gazheli, shprehu angazhimin maksimal për të rritur nivelin e
Bashkëpunimit ekonomik, ku vend kryesor zë projekti TAP. Nënvizova që
“Shqipëria nuk duhet të jetë vetëm vend kalimi i këtij projekti por edhe një
vend konsumator përfitues”.