Ambasadori amerikan Lu: Qeveria të sigurojë process të rregullt për qytetarët gjatë prishjes së objekteve e shpronësimeve

166

Ambasadori Lu në takimin me Avokatin e Popullit, Igli Totozani diskutuan  gjendjen e të drejtave të njeriut në Shqipëri dhe për të shprehur mbështetjen e fortë të Shteteve të Bashkuara për institucionin e Avokatit të Popullit. Gjatë takimit, Ambasadori Lu i tha Avokatit të Popullit se një nga prioritetet më të mëdha të Shteteve të Bashkuara në Shqipëri është zhvillimi i institucioneve demokratike. Ai përgëzoi Totozanin për rolin e vlefshëm që Avokati i Popullit luan në mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe përparimin e sundimit të ligjit në Shqipëri. Ata diskutuan gjithashtu edhe mbi kushtet në burgje, mbi nevojën që qeveria të sigurojë një proces të rregullt për qytetarët gjatë prishjes së objekteve apo shpronësimit të tyre, dhe sfidat e veçanta me të cilat përballen komuniteti LGBT dhe ai Rom.