AMBASADA: RREGULLAT PËR QËNDRIM NË SHBA

834
Ambasada e SHBA: Si veprohet me “green card” dhe bashkimin familjar
Zyra konsullore e Shteteve të Bashkuara në Tiranë sqaron të interesuarit për procedurat dhe dokumentet e nevojshme
Zyra konsullore e ambasadës amerikane në Tiranë ka sqaruar të interesuarit për procedurat që duhet të ndjekin për zgjatjen e afatit të “green card”, si dhe veprimet në rast të bashkimit familjar. Nëpërmjet pyetjeve të qytetarëve, ambasada ka dhënë detaje për kohën e nevojshme dhe procedurat që duhet të ndiqen.

1 – Vajza ime është lajmëruar nga NVC që të jetë në pritje të intervistës. A vjen përgjigjja nëpërmjet postës apo me e-mail, pasi ajo ka vizë për vizitor dhe do të vijë në Amerikë. Me të marrë përgjigjen, ajo do të kthehet.

Zyra konsullore: “Zyra Konsullore dërgon vetëm kuotat mujore pranë NVC dhe ajo më pas cakton datat e takimin sipas radhës së kualifikimit të dosjeve nga ana dokumentare. Ju duhet të prisni për njoftimin e NVC-së që t’ju njoftojë për datën e takimit”. 

2 – Dokumentet për rinovimin e “Green Card”-it duhen në gjuhën shqipe meqë unë nuk flas akoma mirë anglisht apo s’ka problem? Bashkëshortja ime ka marrë një avokat dhe ai i ka thënë se letrat që për t’i dërguar në zyrën e emigracionit duhen të përkthyera. Këtë të premte bëj 90 ditë nga skadimi i “Green Card” dhe s’kam shumë kohë për gabime.

Zyra konsullore: “Rinovimi i ‘Green Card’ bëhet pranë zyrave të USCIS https://www.uscis.gov/…/after-green…/renew-green-card dhe i gjithë informacioni është në gjuhën angleze si dhe plotësimi i formularit duhet në anglisht. Për më shumë referoju faqes në internet”.

3 – Nusja ime është momentalisht në proces dokumentesh për bashkim familjar. A përbën problem të kërkojë vizë turistike për festat e fundvitit?

Zyra konsullore: “Po mund të aplikojë. Është shumë e rëndësishme që ajo ta shprehi qartë situatën e saj përpara konsullit në ditën e intervistës”.

4 – Kisha 2 pyetje. E para, në mungesë të diplomës së universitetit, sepse nuk ka dalë, kam marrë një vërtetim që mbarova dhe listën e notave. Duhet t’i përkthej këto? Gjithashtu gjatë përkthimit të vulave të Ministrisë së Arsimit për dëftesën e gjimnazit, përkthyesja më ka ngatërruar mbiemrin e drejtoreshës nga me “c” e ka bërë me “ç”. Ka problem kjo?

Zyra konsullore: “Vetëm ndryshimi i germës C nuk përbën ndonjë problem, rasti do të shqyrtohet në momentin e intervistës”. 
Sigal